Karriere

Amazon do të punësojë 80.000 punonjës për sezonin e festave

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Amazon do të punësojë 80.000 punonjës për sezonin e festave

Amazon-storeKompania Amazon ka deklaruar se do të punësojë 80 mijë punonjës për sezonin e festave që të përballojë me sukses fluksin e parashikuar. Kjo shifër është 10 mijë më e madhe se ajo që lajmëroi kompania vitin e kaluar. Amazon do të rrisë numrin e punonjësve në pikat e shitjes dhe qendrat e saj të tjera për manaxhimin e shitjeve dhe dërgesave.

Ajo premtoi se do tu ofronte paga të kënaqshme dhe shumë bonuse të tjera. Një pjesë e këtyre punonjësve do të përzgjidhen nga kompania për të vazhduar kontratën me të edhe pas sezonit festiv. Amazon shtoi se 10.000 nga punonjësit sezonalë të vitit të kaluar vazhdojnë të jenë pjesë e kompanisë. Gjiganti i tregtisë zotëron më shumë se 50 qendra që manaxhojnë dërgesat e produkteve në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të shtojë dhe 12 të tjera deri në fund të vitit.

Gjithashtu kohët e fundit Amazon ka hapur dyqane fizike për herë të parë në disa qytete amerikane të cilat thuhet se do të operojnë vetëm për disa javë. Kompania pretendon të ketë një rritje me 4.1% në shitjet e produkteve sezonale. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>