Business & Management

Amancio Ortega përkohësisht lë pas Bill Gates si njeriu më i pasur në planet

Sep 10 2016
0 Shpërndarje
Amancio Ortega përkohësisht lë pas Bill Gates si njeriu më i pasur në planet

960x0Amancio Ortega, themeluesi i kompanisë së veshjeve dhe aksesorëve Zara, kaloi Bill Gates për tu bërë njeriu më i pasur në planet ditën e Mërkure dhe të Enjte përpara e Gates të rikthehej edhe njëherë në krye të Premten. Aksionet e biznesit të Ortega u rritën me 2.5 % ditën e Mërkure çka rezultoi në rritje të pasurisë së tij me 1,7 miliard dollar dhe më pas ranë me 2.8% ë Premten.

Të Premten në mbrëmje me orën tonë lokale pasuria e Ortega llogaritej në 77.8 miliard dollar ndërsa ajo e Gates 78.1 miliard dollar.

Djali i një punojësi hekurudhash nga La Korunja në Spanjë, Ortega e filloi biznesin e tij me më pak se 100 dollar ku së bashku me gruan e tij Rozalia Mera filluan të qepnin veshje të brendshme dhe pizhama. Në 1975 çifti vendosi të hapte një dyqan me emrin Zara dhe 8 vite më pas Ortega kishte hapur nëntë të tillë.

Në 2001 ai e bëri biznesin e tij publik dhe debutoi në listën e miliarderëve të Forbes me një pasuri prej 6.6 miliard dollarëshe. Atëherë Gates ishte akoma njeriu më i pasur në planet me 58.7 miliard dollar pasuri. Titullin e njeriut më të pasur në botë Ortega e mori fillimisht në 2015-tën me pasuri prej 80 miliard dollarësh. Dy miliarderët me shumë gjasa do të vijojnë të ndërrojnë vendet e tyre në klasifikim edhe në të ardhmen. (CIO Albanian)

Tags >

Ortega
Lajmet e fundit>