Technology

AMA ndalon transmetimet analoge për Tiranën dhe Durrësin

May 10 2017
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje vjen në kuadër të zbatimit të ligjit 97/2012 për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë për kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetime Numerike. AMA ndalon transmetimet analoge për Tiranën dhe Durrësin

Në një njoftim për shtype Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, lajmëroi ndërprerjen e sinjalit analog për zonat e Tiranës dhe Durrësit.

Ë thënë ndryshe televizorët me antena analoge në këto zona do të ngelen pa sinjal. Shqipëria është ndër vendet e pakta Evropiane e cila nuk ka përmbushur afatet e ITU-së për mbylljen e transmetimeve analoge ka kalimin në sisteme dixhitale në 2015-ën.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të zbatimit të ligjit 97/2012 për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë për kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetime Numerike.

Nga data 30 Qershor, AMA lajmëroi të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete mbi transmetimet analoge se do të kenë ndërprerje të shërbimit. Në njoftimin e AMA-s kërkohet gjithashtu ndërgjegjësim i qytetarëve dhe pajisjen e tyre me marrësa dixhitalë të tipip DVB-T2 përpara datës 30 Qershor.

I nisur në 2012-ën, procesi i dixhitalizimit kërkuar nga BE-ja ka qenë një proces i ngadaltë në Shqipëri. /CIO Albanian

Tags >

AMA
Lajmet e fundit>