Business & Management

Alphabet tejkalon Apple duke u bërë kompania më me vlerë në planet

Feb 2 2016
0 Shpërndarje
Alphabet tejkalon Apple duke u bërë kompania më me vlerë në planet

la-fi-google-mkb-wre0035712411-20160201Google i së djeshmes, sot Alphabet, u kurorëzua si kompania më me vlerë në planet duke zhvendosur Apple një pozicion mëposhtë. Duke rrëzuar të gjitha pritshmëritë kompania gjeneroi të ardhura me kapital prej 21.3 miliard dollarësh në tre mujorin e fundit të 2015-tës ndërsa vlera e aksioneve kërceu në 8.67 dollar nga 8.09 dollar që prisnin analistët e Wall Street.

Ditën kur Google vendosi të strukturonte kompaninë duke e vendosur atë nën administrimin e një instance më të lartë, Alphabet, të gjithë u përfshinë nga dyshimet. Pyetja nëse kjo ishte lëvizja e duhur e mori përgjigjen ditën e sotme.

Lajmi i mirë për investitorët e kompanisë është pikërisht tejkalimi i Apple në vlerëne tregut për herë të parë në historinë e kompanisë. Vlera e tregut të Google kap shifrat e 559 miliard dollarëve ndërsa Apple aktualisht gjendet në 534.7 miliard dollar.

Në tre mujorin e fundit kompania raportoi fitim në shifrat e 4.9 miliard dollarëve. Kjo rritje galopante mendohet të ketë ardhur si rezultat i rritjes së përdorimit të Youtube, motorit të kërkimit të Google dhe reklamave me pagesë.

Me themelimin e Alphabet, Larry Page vendosi nën administrimin e kësaj të fundit dy biznese ku ai bazë ishte i Google i cili përfshinte motorin e kërkimit, reklamat, hartat, Youtube dhe Android. Ndërsa dega tjetër bart emrin Google Capital dhe përfshin disa divizione si ai Fiber, Nest, X, Calico dhe Verily.

Të ardhurat vjetore të Alphabet ishin në 75 miliar dollar, një rritje me 14 % krahasuar me 2014-tën ndërsa fitimi u rrit me 16 % në 16.3 miliard dollar. Në 2015-tën kompania shtoi 8,200 punojës duke arritur në total prej 61.800. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>