Internet

Alcatel-Lucent: do të sjellë planifikimin me fleksibël të paketave të internetit

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Alcatel-Lucent: do të sjellë planifikimin me fleksibël të paketave të internetit

Alcatel-LucentEdhe pse është platformë e re, Smart Plan i Alcatel-Lucent kërkon të bëjë planin e abonimeve mobile më fleksibël dhe të lejojë që paketat e internetit të ndahen midis përdoruesve, dhe gjithashtu t’u jepen konsumatorëve nga kompanite duke përdorur një aplikacion në smartfon ose tablet.

Duke parë se të ardhurat nga shërbimet tradicionale të thirrjeve dhe mesazheve përballen me një presion në rritje nga shërbimet si Skype, WhatsApp e Facebook, operatorët do të behen gjithmonë e më të varur nga rritja e të ardhurave nga paketat e internetit. Me Smart Plan, Alcatel-Lucent kërkon ta bëjë më të lehtë për operatorët të ofrojnë mënyra të reja pjër të shitur paketa interneti, sipas Cassidy Shield, zëvendës president i marketingut, Divizioni i Platformave, Alcatel-Lucent. “Mundësia më e mirë afatgjatë është që operatorët të fillojnë të ofrojnë paketat e interneti si mjet shkëmbimi (monedhë). Ndërkohë që, operatorët mund të marrin një pjesë të pagesës në para nga reklamuesit, firmat dhe tregtarët për paketat që shpenzojnë” tha Shield.

Ja disa shembuj: Në Brazil, Coca-cola i lejon konsumatorët të mbushin telefonët e tyre me GB shtesë në internet, në këmbim të përdorimit të një aplikacioni me markën e saj. Një version tjetër i kësaj do të ishtë shitësit që iu ofrojnë konsumatorëve GB shtese si një shpërblim.

Nëpërmjet një aplikacioni, përdoruesit do të jene të aftë të ndajnë internetin me anëtarët e familjes, shokët, të blejnë më shumë internet nga operatorët dhe të gjurmojnë përdorimin e tyre, sipas Shild.

Kompania parashikon ambjente tregtimi ku përdoruesit mund të shohin se nga cila ofertë mund të përfitojnë më shumë, vendodhjen si dhe vlefshmërinë kohore të paketave, tha ai. Në fillim Alcatel-Lucent do të suportojë Android dhe iOS duke përdorur aplikacionet autentike. Por ka dhe aplikacione që i lejojnë operatorë të ndërtojnë aplikacionet e tyre apo të integrohen në ato ekzistuese.

Smart Plan dhe aplikacioni do të demostrohen tek Kongresi Botëror Mobil.

Platforma mbështetet nga Smart Plan Builder, që është një server dhe një motor në të cilin operatorët mobil mund të ndërtojnë aplikacione. Besohet të jetë i vlefshëm në Mars. Deri tani kompania e ka dërguar produktin te 5 operatorë por do të zgjerohet në një grup më të madh.

Diçka e tillë nuk mund të ndërtohet brenda një nate.

“Është një ndryshim i madh për operatorët” u shpreh Shield. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>