Investim

ALBtelecom vjen më një brand të ri dhe shërbimin IPTV

Apr 5 2014
0 Shpërndarje
ALBtelecom vjen më një brand të ri dhe shërbimin IPTV

Albtelecom111Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi produktin më të ri “IPTV”, që është një shërbim televiziv interaktiv përmes internetit. Ky prezantim u bë në një mbrëmje të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në praninë e personaliteteve më të njohura të politikës, medias, biznesit, artit dhe kulturës. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekomit, Erkan Tabak, gjatë fjalës së tij përshëndetëse mbajtur në këtë aktivitet tha se: “kompania do të vazhdoi rrugën e saj të të qenit lider duke sjellë gjithmonë inovacione dhe shërbime me cilësi. Ai prezantoi dhe produktin më të ri të kësaj kompanie, “IPTV” që është një shërbim televiziv interaktiv përmes internetit.

“Me krenari ne prezantojmë sot shërbimin më modern të kësaj dekade, “IPTV” , shërbimin e televizionit nëpërmjet internetit. Kjo është një vlerë e shtuar për ne dhe një stil i ri jetese për ju. Me Albtelecom TV shtëpia apo zyra juaj do të ndryshojë përgjithmonë. Deri më tani televizioni na ka kontrolluar, por tani e tutje do të jemi ne si konsumatorë që do ta kontrollojmë televizionin. Duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Albtelecom jep kontributin e saj në rritjen dhe zhvillimin e këtij vendi, kontribut që do të vazhdojë. Ne vërtet jemi këtu për të qëndruar.” u shpreh Erkan Tabak, Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecomit Si duket më në fund ALBtelecom ka finalizuar përpjekjet e këtyre viteve në ndërtimin e një rrjeti modern për ofrimin e shërbimeve internet dhe telefoni dhe së fundmi TV. ALBtelecomit i bashkohen edhe dy kompanie të tjera ABCOM dhe Tring Communication për të ofruar shërbime Tri-Play për tregun shqiptar. Çdo ditë e më shumë po rritet kërkesa e shqiptarëve për informacion dhe përmbajte online dhe përfshirja e Shqipërisë çdo ditë e më shumë në tregun global të “Epokës së Internetit” kontribuon në rritjen e cilësisë dhe dukë bërë jetën e shqiptarëve më pak të kushtueshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>