Siguri

Alarm për sulm online ndaj bankave amerikane

Oct 8 2012
0 Shpërndarje
Alarm për sulm online ndaj bankave amerikane

Firma e sigurisë RSA ka paralajmëruar se një bandë ndërkombëtare kriminelësh online po komploton për të vjedhur qindra llogari bankare në bankat më të mëdha të SHBA-së.

RSA deklaroi këtë javë se kishte informacione që ky grup i organizuar do të dërgonte një program Trojan, shumë pak të njohur, i cili do të depërtonte në kompjuterat e klientëve të bankave amerikane për të transferuar para nga llogaritë e tyre.

Nëse rezulton i suksesshëm, ky plan do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë me ndihmën e programit “Trojan”.

Çdo haker do të ketë “investitorin” personal, i cili do të mundësojë harduerin dhe softuerin e nevojshëm. Paralajmërimi i RSA vjen në një kohë tepër kritike për bankat amerikane. 

Gjatë dy javëve të fundit, transaksionet e bankave si JP Morgan Chase, Bank of America, Citigroup dhe Wells Fargo u ndërprenë për shkak të asaj që besohet të jetë një sulm refuzim-shërbimi (denial-of-service).

Një grup i quajtur “Cyber fighters of Izz ad-din Al qassam” mori përgjegjësinë mbi këto sulme, por ekspertët mendojnë se prapa tyre mund të fshihet një shtet, për vetë natyrën dhe shkallën e organizimit të tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>