Karriere

Aktorët Vince Vaughn dhe Owen Wilson praktikantët më të rinj të Google

Aug 4 2012
0 Shpërndarje
Aktorët Vince Vaughn dhe Owen Wilson praktikantët më të rinj të Google

‘Të paftuarit e dasmave amerikane’, dyshja Vince Vaughn dhe Owen Wilson do të luajnë rolin e dy praktikantëve të Google, të cilët sillen rrotull nga menaxherë sa gjysma e moshës së tyre.

Ata do të jenë dy 40-vjeçarët që kurdisin një plan djallëzor për të fituar një vend praktike në Google. Filmi titullohet ‘The Internship’ dhe do të dalë në kinema vitin tjetër.

Ai nuk do të xhirohet as në Google’s Mountain View, Kaliforni dhe as në zyrat e Nju Jorkut. Shtëpia filmografike 20th Century Fox ka improvizuar mjediset e Google në studiot e saj në Georgia Tech, Atlanta.

Sipas Forbes, programi aktual i Google për praktikë është një nga më të mirët në ShBA dhe inxhinierët e rinj praktikantë paguhen 6 463$/muaj – shifër kjo që shumë njerëz urojnë ta arrijnë pas shumë vitesh punë. Ajo që bie në sy është se ata nuk bëjnë punë të rëndomta e as të lehta.

Google njihet për faktin se u jep praktikantëve projekte, për të cilat kompani të tjera angazhojnë stafin e tyre të brendshëm për t’i realizuar.

Sigurisht që është tepër e vështirë të fitosh një vend praktike në Google. Kompania merr mbi 40 000 aplikime të tilla në vit dhe ka vetëm 1 500 vende të lira. Kërkojnë njerëz vërtetë të talentuar. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>