Business & Management

Aksionet e HP-së kapin nivelin më të ulët në 9 vjet

Oct 5 2012
0 Shpërndarje
Aksionet e HP-së kapin nivelin më të ulët në 9 vjet

Aksionet e Hewlett-Packard(HP) ranë në shifrat më të ulta në 9 vitet e fundit pasi kompania u tha investitorëve se ndryshimet rrënjësore do të merrnin më tepër kohë se sa ishte parashikuar.

Gjatë mbledhjes vjetore Securities Analyst, CEO Meg Whitman u tha investitorëve se viti fiskal 2013 do të ishte një vit ‘rregullimi dhe rindërtimi’ për HP-në si dhe kompania do të fillonte të rritej sërish dhe ripushtonte tregun pas vitit 2014.

Për këto, Whitman fajësoi lidërshipin e kompanisë, të cilët kanë krijuar konfuzion brenda saj dhe kanë vështirësuar procesin e ndryshimeve rrënjësore.

Whitman i njoftoi investitorët se kompania parashikon një fitim për aksion 3.40$ – 3.60$ për vitin fiskal 2013, dukshëm poshtë asaj që kishte llogaritur Wall Street (4.18$).

Menjëherë pas këtyre deklaratave, aksionet e kompanisë ranë në shifrën 15.67$, që do të thotë një rënie prej 8% brenda ditës.

Po ashtu, çmimi i aksioneve është ulur me 35% në vitin e fundit. Këto janë shifrat më të ulta që prej fillimit të vitit 2003. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>