Marketing

Aksionet e Facebook bien nën vlerën e IPO-s

May 22 2012
0 Shpërndarje
Aksionet e Facebook bien nën vlerën e IPO-s

Në ditën e dytë, vetëm një orë pas shitjes, 88 milionë aksione të Facebook-ut kanë rënë me 12% nën çmimin e mbyllur të premten që ishte 38.23$.

Me vlerën fillestare prej 104.8 miliardë dollarë me 18 maj, Facebook ishte trefish më i vlefshëm se 10 kompani amerikane interneti që kishin dalë në bursë gjatë vitit të fundit, përfshirë LinkedIn që renditej në vendin e dytë me 10.3 miliardë dollarë.

“IPO-të janë gjëra të frikshme. Është vështirë të justifikohet shitja e aksioneve të Facebook-ut 60 herë më shumë se vlera e supozuar e vitit të ardhshëm, në një treg ku aksionet e Apple shkojnë më pak se 10 – fishi i vlerës së vitit të ardhshme”, – deklaron Eddy Elfenbein, një ekspert i tregtisë publike për kompanitë e internetit.

Sipas tij, nëse merret parasysh se të hyrat e Facebook në vitin 2013 do të jenë 1 dollarë për aksion, dhe niveli i rritjes për pesë vitet e ardhshme do të jetë 50%, është e qartë që kompania nuk ka asnjë garanci. Nëse do të arrihen këto supozime, vlera reale e një aksioni do të ishte 33 dollarë. Me gjithë këtë analizë, një aksion në Facebook do të ishte i dobishëm vetëm nëse blihet me 23 $. Në fakt, vlera e aksioneve të Facebook në nëntor të këtij viti parashikohet të jetë 24 ose  25 dollarë për aksion. Të hënën, aksionet e Facebook ishin 34.03 dollarë. /CIO.al/

Lajmet e fundit>