Business & Management

Aksionet e Facebook bien afro 50% në 3 muaj

Aug 19 2012
0 Shpërndarje
Aksionet e Facebook bien afro 50% në 3 muaj

Faqja popullore e rrjetit social Facebook ka humbur gati gjysmën e vlerës së aksioneve, vetëm tre muaj pas debutimin të saj si një firmë që tregtohet publikisht.

Aksionet e kompanisë amerikane iu ofruan për herë të parë investitorëve në maj për 38 dollarë, duke e çuar vlerën e kompanisë në rreth 100 miliardë dollarë, dhe çmimi i ditës së parë në treg arriti 45 dollarë. Por vlerësimi ka rënë vazhdimisht që atëherë.

Ndërsa investitorëve të hershëm iu lejua të shisnin aksionet e tyre për herë të parë të enjten, vlera e tij ra dje në një nivel të ri prej 19,87 dollarë një aksion, kurse çmimi sot arriti në 19,10 dollarë. Me këtë çmim vlera e kompanisë ka rënë me rreth 50 miliardë dollarë.

Facebook-u ka më shumë se 950 milion përdorues në mbarë botën të cilët hedhin fotografi dhe informacione rreth jetës të tyre si dhe bashkohen në grupe me interesa të përbashkëta.

Por analistët thonë se investitorët janë të kujdesshëm në lidhje me shitjet në rënie të reklamave në Facebook.

Ata thonë se kompania nuk ka arritur të shesë mjaft reklama në celularë, që rreth gjysma e përdoruesve të Facebook-ut përdor për të hyrë në faqe. Në një lëvizje për të rritur të ardhurat, Facebook-u kohët e fundit tha se do të ofrojë lojra bixhozi online për përdoruesit e tij në Britani. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>