Business & Management

Aksionet e Apple shënojnë vlera rekord, kompania vlerësohet me 699 miliar dollar

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Aksionet e Apple shënojnë vlera rekord, kompania vlerësohet me 699 miliar dollar

x-2Aksionet e Apple shënuan shifra rekord të Hënen nxitur nga optimizmi që karakteruzon industrinë për iPhone e ardhshëm.

133,29 dollar vlerësohej një aksion në bursën e Nju Jorkut, vlera më e lartë arritur ndonjëherë. Por atë ditë Apple vlerësohej me 699 miliard dollar, kompania me kapitalin më të lartë.

Ndjekësi më i afërt është Google me një vlerë prej 573 miliard dollarësh. Analistët parashikojnë rritje tjetër gjatë fundit të vitit ku vlera e aksioneve pritet të arrijë kufirin e 142 dollarëve.

Edhe pse iPhone 7 e prezantuar në Shtator nuk arriti të bindë shumicën e konsumatorëve për të kaluar në modelin më të fundit, shumë konsumatorë të rinj vendosën ta provojnë.

Këta përdorues të rinj do të thotë më shumë abonime në shërbimet e Apple si Music dhe iCloud. Në tre mujorin e fundit të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet u rritën me 18% në 7.2 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>