Business & Management

Aksionerët e Nokia-s aprovojnë shitjen e biznesit tek Microsoft-i

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Aksionerët e Nokia-s aprovojnë shitjen e biznesit tek Microsoft-i

Shareholders attend Nokia's EGM in HelsinkiAksionerët e Nokia-s kanë aprovuar përfundimisht shitjen e biznesit të telefonëve të kompanisë tek Microsoft-i, duke vlerësuar se përfitimet financiare nga kjo marrëveshje e tejkalojnë skepticizmin e një pjese të vogël investitorësh të përfshirë tek kompania finlandeze.

Shumë aksionerë të kompanisë janë takuar gjatë ditës së martë në Helsinki dhe pjesëmarrja e tyre ka qenë vërtet e lartë. Ata miratuan marrëveshjen me një shumicë të lartë votash.

Shitja pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pas përgatitjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme ligjore.

Në muajin shtator, Nokia ra dakord për të shitur biznesin e pajisjeve dhe shërbimeve së bashku me licencat e patentave që zotëronte tek Microsoft-i për 5.44 miliardë €, pasi kishte prej muajsh që pësonte rënie financiare në sektorin e smartfonëve.

Në momentin që Microsoft-i do të marrë në dorëzim kompaninë, ka shumë vendime për të marrë, përfshi mënyrën se si do të procedohet me emrin e markës apo se si do të strukturohet ky biznes brenda kompanisë. Analistët theksojnë se do të jetë një proçes integrimi mjaft sfidues për amerikanët dhe sa më shpejt që të përfundojë, aq më mirë do të jetë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>