Technology

AKEP merr pjesë në Samitin Global për shoqërinë e informacionit ITU WSIS-17

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Forumi vjetor i WSIS është një platformë globale me shumë palë të interesuara që lehtëson zbatimin e linjave të veprimit të WSIS për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm. AKEP merr pjesë në Samitin Global për shoqërinë e informacionit ITU WSIS-17 Photo Source: AKEP

Gjenevë, më 12-16 Qershor 2017- AKEP mori pjesë në punimet e Samitit Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit (ITU WSIS-17). Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit  (WSIS) 2017 përfaqëson mbledhjen më të madhe vjetore në botë të komunitetit  të zhvilluesve të TIK ‘ICT for development’.

Forumi vjetor i WSIS është një platformë globale me shumë palë të interesuara që lehtëson zbatimin e linjave të veprimit të WSIS për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Forumi bashkëorganizohet nga ITU, UNESCO, UNDP dhe UNCTAD, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë organizatat e tjera të Kombeve të Bashkuara (UNDESA, FAO, UNEP, WHO, UN Women, WIPO, WFP, ILO, WMO , ITC, UPU, UNODC, UNICEF dhe Komisionet Rajonale të Kombeve të Bashkuara).

Ai ofron një mundësi për shkëmbimin e informacionit, krijimin e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, duke identifikuar tendencat e reja dhe nxitjen e partneriteteve, duke marrë parasysh  zhvillimin e Informacionit dhe njohurive të shoqërisë.

Me datë 12 qershor, me ftesë të Z. François Rancy, Drejtor i Byrose së Radiokomunikimit në ITU, Z. Piro Xhixho Kryetar i AKEP, paraqiti zhvillimet dhe synimet e vendit tone në sesionin e nivelit të lartë me temë “ITU duke mundësuar ekosistemet wireless” (ITU enabling the wireless ecosystem).

http://www.itu.int/net4/wsis/forum/2017/Agenda/Session/276#intro

Në Samitin Global për Shoqërinë e Informacionit, AKEP u përfaqësua nga Z. Piro Xhixho – Kryetar, Z. Alban Karapici – Anëtar i Këshillit Drejtues dhe nga z.Rudolf Papa – Drejtor i Kabinetit.

http://www.itu.int/net4/wsis/forum/2017/

Tags >

AKEPITU
Lajmet e fundit>