Business & Management

AKEP do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes operatorëve dhe pajtimtarëve

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
AKEP do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes operatorëve dhe pajtimtarëve

akepAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një rregullore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes pajtimtarëve dhe operatorëve të komunikimeve elektronike.

Për çdo mosmarrëveshje që lidhet me moszbatimin korrekt të kontratës nga operatori, përdoruesi ka të drejtë t’i drejtohet AKEP, që ngre një Komision të Posaçëm për shqyrtimin e ankesës.

AKEP vihet në lëvizje vetëm kur pajtimtari ka drejtuar një ankesë te sipërmarrësi dhe nuk është dakord me përgjigjen e marrë.

Që nga marrja e përgjigjes, pajtimtari ka afat 15 ditë për të kërkuar zgjidhje të mosmarrëveshjes nga AKEP.

Nëse ankesa vlerësohet si e rregullt, pajtimtari dhe sipërmarrësi do të marrin një përgjigje nga Komisioni i ngritur në AKEP brenda 15 ditësh, me rekomandimet përkatëse.

Në rast se palët e pranojnë rekomandimin e AKEP, atëherë ai merr formë të detyrueshme.

Nëse rekomandimi nuk pranohet nga operatori, atëherë pajtimtari ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.

Megjithëse në këtë rast vendimet e AKEP nuk kanë vlerë detyruese, kjo hallkë e re e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është një hap përpara në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve.

Në rast se ai merr të drejtë nga AKEP, kjo është një formë e rëndësishme presioni ligjor ndaj sipërmarrësit.

Edhe në rast se operatori nuk e pranon vendimin e AKEP, rekomandimet e autoritetit rregullator janë një fakt i rëndësishëm në favor të pajtimtarit për ta çuar çështjen në gjykatë. (CIO Albanian)

Tags >

AKEP
Lajmet e fundit>