Siguri

Akamai: Indonezia tejkalon Kinën me numrin e sulmeve në internet

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Akamai: Indonezia tejkalon Kinën me numrin e sulmeve në internet

akamai_chartIndonezia ka tejkaluar Kinën duke u bërë top burimi i sulmeve në internet. Sipas raportit të fundit nga Akamai, të titulluar “Gjendja e Internetit”, të publikuar gjatë të mërkurës, trafiku i sulmeve nga Indonezia pothuajse u dyfishua në tremujorin e dytë të vitit 2013.

Nga prilli deri në qershor trafiku i sulmeve nga Indonezia arriti në 38 për qind, ku sipas raportit, paraqet një ngritje me 17 për qind. Sipas raportit, Kina, e cila ka rënë në pozitën e dytë, ka mbetur pothuajse me prani të pandryshuar, me 33 për qind të trafikut të sulmeve të cilat erdhën nga ky vend gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.

Listën prej top 10 burimeve me trafikun e sulmeve në listën e Akamai vazhdon: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Turqia, India, Rusia, Brazili, Rumania dhe Koreja e Jugut. Këto dhjetë shtete ishin burime të 89 për qind të sulmeve, tha Akamai.

Në përgjithësi, Akamai vëzhgoi trafikun e sulmeve që vinin nga 175 rajone unike në tremujorin e dytë, ku ky numër është zvogëluar për dy në krahasim me tremujorin e parë të vitit. Akamai shënoi në raport që “metodologjia kap IP adresat burimore të një sulmi të vëzhguar dhe nuk mund të përcaktojë atributin e një sulmuesi”. Që nënkupton që sulmuesit e tanishëm nuk janë gjithmonë një vend nga vjen trafiku i sulmeve.

Seksioni i sigurisë në raport tha po ashtu që konsumatorët e Akamai-t raportuan që ishin caqe të 318 sulmeve DDoS në tremujorin e dytë, 54 për qind më tepër në krahasim me tremujorin paraprak dhe që konsumatorët e ndërmarrjeve ishin më të shënjestruarit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>