Aplikacione

AIM dhe Gchat bashkojnë kontaktet

May 26 2011
0 Shpërndarje
AIM dhe Gchat bashkojnë kontaktet

altAOL dhe Google po bashkohen edhe një herë që tu ofrojnë përdoruesve më shumë mundësi në Gmail, Google Talk dhe AIM.

Para disa viteve, Google lajmëroi për bashkëpunimin me AOL që do të lejonte njerëzit të llafosnin me përdoruesit e AIM brenda Gmail. Kjo veçanti e njëanshme ishte pak konfuze, pasi përdoruesit e Gmail mund të qaseshin në llogaritë e tyre AIM me anë të Google Talk, por jo edhe e kundërta.

Tani, AOL do të lejoj përdoruesit të llafosin me kontaktet e AOL në disa shërbime të Google: Gmail, iGoogle, Orkut dhe Google Talk në celularët Android.

Nëse deri tani nuk i keni futur miqtë tuaj AIM në listën Gchat, atëherë do të vëreni disa ndryshime: E para, ju nuk keni nevojë më të kyçeni në llogarinë tuaj AIM brenda Gchat pasi që tani ju mund të shtoni kontaktet AIM direkt. Ja si të ri-fusni kontaktet e AIM në Gchat, dhe si të importoni kontaktet nga Gchat në AIM.

 

Si të shtoni kontaktet AIM në Gchat

Janë dy mënyra për të shtuar miq nga AIM në listën tuaj Gchat. Nëse ju dëshironi vetëm të selektoni miqtë AIM, zgjedhni kutinë nën Chat dhe shtypni emrin e mikut tuaj me shtesën [email protected]

Shtypni “Invite to chat” dhe pasi kontakti juaj të pranoj ftesën, ata do të shfaqen në listën tuaj Gchat si kontakt.

Nëse dëshironi të ri-importoni tërë listën e miqve tuja në AIM, AOL ka krijuar një vegël që në mënyr[ automatike do të importoj 82 kontaktet me të cilat ju llafosni më së shumti. Që të bëni këtë vizitoni faqen e AIM dhe ndiqni instruksionet. Pasi të fusni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë në Gmail do të filloj importi.

 

Si të shtoni kontaktet e Gchat në AIM

Importimi i kontakteve tuaja Gchat në listën tuaj të miqve AIM është lehtë. Nga “Options,” zgjedhni “Add To Buddy List,” pastaj selektoni “Set up Google Talk.”

Pastaj do të kërkohet nga ju të jepni emrin e përdoruesit të Gmail dhe fjalëkalimin. Pak sekonda pasi të selektoni “Sign In,” një grup e re miqsh e quajtur “Google Friends” do të shfaqet.

Ju mund të ndalni pamjen e kontakteve Gchat në AIM kur të dëshironi. Për të bërë këtë, shtypni “Options” dhe selektoni “Sign out of Google Talk.” Ju akoma do të jeni në linjë për miqtë tuaj AIM, sidoqoftë kontaktet tuaja Gchat s’do të jenë në gjendje të ju shohin që jeni në linjë.

Ndërveprimi që AOL dhe Google tani ofrojnë është një hap i madh drejt unifikimit të komunikimeve tuaja. Me bashkëpunimin me Google Talk, AOL tani ofron një platformë për të komunikuar me miqtë tuaj AIM, kontaktet Gmail dhe miqtë tuaj në Facebook. Google akoma nuk është futur në ndonjë bashkëpunim me Facebook për të lidhur Facebook Chat me Gchat, apo e kundërta.

Lajmet e fundit>