Internet

Agjencia e SHBA-së zgjedh Google për e-mail

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Agjencia e SHBA-së zgjedh Google për e-mail

Shërbimi i lajmeve i IDG-së ( Byroja e Seattle )

Administrata e Shërbimeve Gjenerale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëhet agjencia e parë që do të përdorë shërbimin e postës elektronike të bazuar në cloud nga një ofrues privat, përkatësisht duke zgjedhur Google, Unisys dhe të tjerë që janë të gatshëm të ofrojnë këtë shërbim dhe të plotësojnë nevojat e tyre.

Kjo zgjedhje është një goditje e fortë për gjigantin Microsoft, që ka tentuar vazhdimisht ta pozicionojë ofertën e saj si një ndër ofertat më të sigurta dhe më të avancuara për qeverinë e Shteteve të Bashkaura të Amerikës.Kontrata në fjalë, ka një afat pesëvjeçar dhe arrin vlerën prej 6.7 milionë dollarëve, dhe ajo i është dhënë Unisys, që është në partneritet me Google, Tempus Nova dhe Acumen Solutions.

Ata do të ofrojnë një suitë shërbimesh që përfshin e-mail dhe vegla bashkëpunimi “për të ndërtuar një fuqi punëtore më mobile,” ka deklaruar GSA në një deklaratë të lëshuar kohë më parë.Në atë deklaratë në mes tjerash thuhet se kjo është agjencia e parë federale në Amerikë që përdor sistemin e bazuar në cloud për e-mail për të ofruar shërbime të këtilla për tërë agjencinë. Ajo pret një kursim të shpeznimeve të përgjithshme prej rreth 50 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme, në krahasim me kostot e ndërlidhura me sistemin aktual që është duke e pasur në shfrytzim.Microsoft në anën tjetër ka reaguar duke thënë se është e zhgënjyer nga ky vendim që është marrë nga agjencia federale në fjalë.

“Propozimi ynë për BPOS ishte një vendim konciz për t’i ofruar GSA-së përkrahje për qendrën e të dhënave, ku të dhënat mirëmbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrohen nga qytetarët amerikan me kontrollime në prapaskenë dhe në pajtim me standardet ITAR, në një mjedis të certifikuar FISMA”, ka thënë Microsoft në reagimin e saj pasi që u bë e ditur marrëeshja për ofrimin e shërbimeve për e-mail nga Google, Unisys dhe kompani tjera.Akti Federal i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve si dhe Rregullimi i Trafikut Ndërkombëtar janë dy standarde të rrepta të sigurisë që disa agjenci federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të përmbushen në nivelet maksimale.

Më herët gjatë këtij viti, gjiganti Microsoft ka lançuar një version online të Suitës së Produktivitetit për Biznesin, që përfshin programet Exchange, SharePoint, Office Live Meeting dhe Office Communications, që janë vendosur në objekte speciale për t’iu përshtatur nevojave të agjencive federale dhe standardeve të tyre të larta të sigurisë.“Aksesi fizik në objekt kontrollohet përmes sistemeve biometrike dhe njerëzit e vetëm që kanë akses në këto objekte janë qytetarët amerikanë”, ka thënë Microsoft.Google gjithashtu ka bërë përpjekje për të apeluar edhe tek konsumatorët e qeverisë. Në qershor të këtij viti ajo ka lançuar Google Apps për Qeverinë e SHBA-së, duke përfshirë Gmail, Talk, Groups, Calendar, Docs, Sites, Video dhe Postini.

Të dhënat ruhen vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe serverët që përkrahin ofertën janë të ndarë nga konsumatorët joqeveritarë. Shërbimi në këtë mënyrë përputhet me standardin FISMA.Microsoft së voni ka fituar kontrata të mëdha për të ofruar e-mail të bazuar në cloud dhe shërbime të tjera për qytetin e New Yorkut si dhe shtetet e Kalifornisë dhe Minesotës.

Por në anën tjetër duket se po goditet nga konkurrenca dhe po humbet kontrata të nivelit të këtillë për të ofruar shërbime në sektorin publik.Edhe Google ka arritur një numër fitoresh në sektorin publik, duke përfshirë marrëveshjet e Google Apps me Washington, D.C., dhe Orlando, Florida. Google gjithashtu ka fituar një kontratë për t’i shërbyer qytetit të Los Anxhelos, që përfshin një implementim i cili është vonuar për tu paraqitur në implemetim. Megjithatë ajo që po shihet tregon se shërbimet e Google me bazë në Cloud po avancojnë dhe Microsoft do të ketë një konkurrent të fuqishëm në këtë treg, që natyrisht do të jetë në dobi të konsumatorëve.

Lajmet e fundit>