Internet

Adoptimi i teknologjisë cloud në nivel maturimi (Infografik)

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
Adoptimi i teknologjisë cloud në nivel maturimi (Infografik)

CloudKur përmendet teknologjia cloud menjëherë na shkon në mendje se kemi të bëjmë me një mori shërbimesh që përfshijnë infrastrukturën, platformat dhe softuerët. Në një anketim të kryer së fundmi nga Aerohive Networks u zbulua se 90 % e kompanive ku punonin të anketuarit janë në procesin e eksplorimit të shërbimeve cloud.

Fushat kryesore ku po eksplorohet më tepër janë: shërbimet ueb (bëhet fjalë për softuerët), bashkëpunimet, backup dhe ruajtja e të dhënave.

Infografiku i mëposhtëm tregon përfitimet por dhe shqetësimet kryesore lidhur me teknologjinë cloud. Kohët e fundit është vënë re një rritje e shkallës së adoptimit me këtë teknologji madje pak nga pak po arrihet niveli i pjekurisë dhe konsolidimit. Është e vërtetë që shifrat rezultat të këtij studimi nuk janë shumë të larta megjithatë është shumë e dukshme që janë në rritje të vazhdueshme dhe kjo rritje është me ritme të shpejta.

Vihet re se rreth 70% e profesionistëve në fushën e IT-së po investojnë më tepër se 10% të buxhetit të tyre për shërbimet cloud. Kjo % është gjithnjë e më tepër në rritje për shkak të tre avantazheve kryesore që sjell përdorimi i shërbimeve cloud: Automatizimi i Backup dhe përditësimeve, lehtësia e adoptimit edhe për një numër shumë të madh përdoruesish, lehtësi në përhapje. (CIO Albanian)

infografik Cloud

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>