Mobile

Adoleshentët udhëheqin me posedim të smartfonëve

Sep 13 2012
0 Shpërndarje
Adoleshentët udhëheqin me posedim të smartfonëve

Me iPhone 5 të lajmëruar se do të lëshohet gjatë të mërkurës dhe lëshimin nga Nokia të dy telefonave gjatë javës së kaluar, Nielsen bëri një vëzhgim të asaj se kush është duke blerë më së shumti smartfonë dhe, më e rëndësishmja, cili lloj i smartfonëve po blihej më tepër.

Raporti i lëshuar gjatë ditës së djeshme tregon që poseduesit e smartfonëve mes moshave 25-34 vjeçare kanë pasur një ngritje prej 15 për qind që nga korriku i vitit 2011, duke përbërë kështu 74 për qind të grup-moshave që tani posedojnë smartfonë.

“Shumica e grup-moshave përfaqëson pjesën më të madhe të abonuesve mobilë në Sh.B.A., por adoleshentët amerikanë ishin grup-mosha që adoptonte më së shpejti smartfonët,” tha Nichole Henderson nga ndërmarrja Nielsen. “Teksa adoleshentët marrin edhe më tepër nga tregu i poseduesve të smartfonëve, bartësit dhe prodhuesit mobilë duhet të marrin parasysh se si të tregtojnë me këtë grup në rritje.”

Por cila është pjesa më befasuese e raportit? “Telefonat Android vazhdojnë të udhëheqin tregun e smartfonëve edhe me shumicën e poseduesve të smartfonëve edhe me blerjet e fundit,” thuhet në raport.

Në fakt, kjo gjë mund të jetë edhe aq befasuese, duke e ditur që lëshimi i bërë së fundi i sistemit operativ Ice Cream Sandwich shtoi një mori të veçorive të përshtatshme që e bëjnë më të lehtë punën e poseduesit të telefonave për të bërë gjëra të caktuara. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>