Aplikacione

Adobe: Chrome, ose Linux duhet të harroj Flash-in

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Adobe: Chrome, ose Linux duhet të harroj Flash-in

Adobe deklaroi që do të ndaloj së distribuuari shkarkimet direkte të Flash Player për Linux, duke ju dërguar mesazh të qartë përdoruesve që të shpërngulen në shfletuesin e Google, Chrome, që ka të integruar Flash-in në përditësimet e tyre.

Kjo është hera e dytë në tre muajt e fundit që Adobe largon një pjesë ose tërë përkrahjen nga versioni i popullarizuar i softuerit për media në Linux.

Gjithashtu në këtë konferencë për media, Adobe zbuloi planet e saja për Flash Player deri në vitin 2013.

Versioni i fundit i ndarë i Flash Player për Linux, 11.2 do të publikohet këtë çerek fiskal, sipas dokumentit për planet e Adobes. Pas kësaj, përdoruesit e Linux, do të jenë të detyruar të kalojnë në shfletuesin e Google-s, Chrome. Por, edhe pse ky version do të jetë i fundit që mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga faqja e Adobe-s, kompania ka premtuar që do të përkrah këtë edicion me arnime për së paku pesë vitet e ardhshme.

Lajmet e fundit>