Investim

Adobe blen platformën kryesore promovuese të rrjeteve sociale Behance

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Adobe blen platformën kryesore promovuese të rrjeteve sociale Behance

Adobe GoProKompania Adobe ka njoftuar se ka blerë Behance, një nga platformat kryesore online të rrjeteve sociale e cila mundëson krijuesve dhe dizajnerëve që të promovojnë punën e tyre.

Platforma për promovimin e punëve kreative do të jetë pjesë e Adobe Creative Cloud. Si e tillë, Behance do të integrohet në shërbimin Adobe Creative Cloud, ku do të luaj rolin kyç në përpjekjet që të shpejtohet zgjerimi i botës së tyre të kreativitetit dhe komunitetit krijues.

Behance është themeluar në vitin 2006, ka 32 të punësuar dhe ka më shumë se një milion përdorues me më shumë se 3 milion projekte të hostuara. Vlen të thuhet se vetëm në 30 ditët e fundit kishte 90 milion shikime.

Më shumë detaje rreth kushteve të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Në një deklaratë David Wadhwani nënkryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Adobe tha: “Behance do të luaj një rol kyç në përpjekjet për të shërbyer një botë kreative në vitet në vazhdim dhe do të përshpejtojë përpjekjet tona për një komunitet më kreativ dhe bashkëpunues”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>