Business & Management

Adaptimi i Windows 8 tek bizneset mbetet i ulët në Evropë

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Adaptimi i Windows 8 tek bizneset mbetet i ulët në Evropë

Windows 8Adaptimi i Windows 8 nga bizneset evropiane mbetet i ulët nëse i referohemi të dhënave nga Evropa Perëndimore. Në muajin e parë pas lançimit, të dhënat e mbledhura nga analistët, tregojnë se shitjet e harduerëve me Windows 8 përbënin 52% të të gjitha shitjeve të sistemeve operative Windows në rajonin e Evropës Perëndimore.

Kjo do të thotë se shitjet e pajisjeve tek dyqanet me pakicë ishin 6 pikë më të ulta se ato të Windows 7, gjatë të njëjtës periudhë pas lançimit në vjeshtën e vitit 2009.

Pas lançimit të Windows 7, shitjet e sistemit përbënin 31% të shitjeve për biznesin në muajin e parë pas lançimit në nëntor 2009. Nëse e krahasojmë me Windows 8, kjo shifër ishte 8% në muajin e parë.

Megjithatë, për Microsoft-in lajmi i mirë mund të jetë se adaptimi nga konsumatorët e thjeshtë ka qenë i suksesshëm. 68% e kompjuterëve të blerë gjatë muajit nëntor ishin ato me Windows 8, ndërkohë që për Windows 7 kjo shifër ka qenë 65% gjatë të njëjtës periudhë.

Gjithsesi, raportimet mbi suksesin e Windows 8 kanë qenë deri tani kontradiktore. Microsoft-i ka deklaruar se ka shitur 40 milionë licenca Windows 8 në një periudhë të shkurtër pas lançimit, ndërkohë që stafi e konsideron si lançimin më të rëndësishëm që prej Windows 95.

Shitësit e harduerëve nga ana tjetër kanë lënë të nënkuptonin se shitjet e Windows 8 kanë qenë në fakt më të ulta sesa parashikohej, ndërsa një pjesë e analistëve nuk janë treguar optimistë lidhur me të ardhmen e platformës. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>