Karriere

Adam Bain mund të jetë CEO i ri i Twitter

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
Adam Bain mund të jetë CEO i ri i Twitter

screen-shotNjë vit i ri gjithmonë nxjerr në pah spekullime të reja përsa i përket fushës së teknologjisë. Disa prej spekullimeve më të njohura kanë të bëjnë me Dick Costolo dhe Marissa Mayer.

Sipas parashikimeve asnjeri prej tyre s’do mund ta mbajë titullin aktual në kompanitë përkatëse në vitin 2015. Analistët e Wall Street dhe investitorë të ndryshëm kanë sugjeruar ndryshime për Yahoo dhe Twitter.

Eventi i CES solli informacione të reja; u zbulua se Adam Bain, aktualisht Presidenti të Ardhurave Globale në Twitter, është kandidati kryesor për të qenë CEO i Twitter. Nuk është e qartë se nga erdhi ky lajm apo sa të sigurta janë burimet. Madje dhe Nich Carlson i Bussines Insider e konfirmoi këtë lajm. Bain ka punuar në Twitter që nga viti 2010 dhe puna e tij ka dhënë rezultate të kënaqshme si brenda dhe jashtë mureve të kompanisë.

Është cilësuar si dikush që Wall Street, Twitter dhe përdoruesit e besojnë. Aktualisht Twitter është duke u përballur me probleme serioze ndaj dhe një rigjenerim i udhëheqësve me siguri do ndryshonte diçka në këtë aspekt. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>