Business & Management

Acer vazhdon të mbështesë Windows RT

Aug 20 2012
0 Shpërndarje
Acer vazhdon të mbështesë Windows RT

Sipas një zëdhënësi të ndërmarrjes, Acer planifikon të prodhojë pajisje Windows RT.

Kjo deklaratë vjen pasi CEO i Acer kritikoi Microsoft-in për ndërtimin e tabletit Surface RT. Të martën, Microsoft përjashtoi Acer-in nga lista e vet e prodhuesve të pajisjes Windows RT.

“Acer planifikon të përfshijë Windows RT-në listën e produkteve që do të prodhojë, por ende nuk kemi konfirmuar kohën e hedhjes në treg,” tha për Computerworld gjatë ditës së enjte një zëdhënës i Acer.

Në qershor, kryetari i Acer, Jim Wong, tha se prodhuesi nga Tajvani do të hidhte në treg pajisjet me Windows RT të bazuar në ARM, në tremujorin e parë të vitit 2013. Ai nuk e specifikoi nëse do të jetë tablet, pasi e quajti si “pajisje portative”.

Deklarata e fundit nga Acer vjen pas një postimi në blog të Microsoft-it gjatë ditës së hënë ku thuhej se Asus, Dell, Lenovo dhe Samsung do të prodhonin dizajnet e PC-ve të bazuara në ARM.

As Acer as Toshiba nuk ishin listuar nga Microsoft si prodhues të pajisjeve me Windows RT, megjithëse që të dyja këto ndërmarrje e kanë shprehur më parë qëllimin e ndërtimit të tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>