Slider

Acer prezanton Iconia Tab A700

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Acer prezanton Iconia Tab A700

Produkti më i ri i Acer ka një ekran 16:10 me prekje Full HD 1080p, 10.1 inç dhe një rezolucion 1920×1080. Ky produkt i ri shton deri në 55% të densitetit të pikselave, duke e bërë imazhin më të qartë. Gjithashtu, ai karakterizohet nga një proçesor Quad Core Nvidia Tegra 3 dhe një memorie 32 GG në të.

Ky produkt përfshin një RAM 1GB, një slot për microSD me suportin e kartave microSD deri në 64GB, një portë USB 2.0, një kamera 5MP, Wireless Wi-Fi, Bluetooth 2.1 dhe një bateri që mban deri në 10.5 orë, duke përdorur video apo muzikë dhe 8 orë kur lundroni në Ueb.

Të gjitha këto vijnë, së bashku me një sistem operimi Android 4.0, me çmimin 450$. Versionet për shitje të A700 janë argjend dhe ngjyrë e zezë. (CIO Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>