Business & Management

Acer paraqet desktopët e serisë U

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Acer paraqet desktopët e serisë U

Gjatë konferencës Computer 2012 të mbajtur në Taipei, Acer ka paraqitur dy desktopët të-gjitha-në-një të serisë U me Windows– Aspir 7600 U prej 27 inçësh dhe Aspire 5600 U prej 23 inçësh. Veçoritë e 7600U janë një anim me mundësi për shumë prekje, një ndërfaqe të kthyeshme dhe është i hollë vetëm 3.5 cm, përderisa 5600U është i faturuar si “AIO (të gjitha në një).” Që të dy sistemet ofrojnë pamje në HD dhe tinguj DolbyHome Theater Surround, por ndërmarrja nuk është e gatshme të japë më tepër hollësi për veçoritë.

7600 U megjithëse është më i madh, ka mundësinë që të anojë për 90 shkallë nga vertikal në horizontal dhe pastaj kthehet nga forma pejzash në formën portret – duke u bërë kështu lexuesi më i madh i librave elektronikë. Janë dy porte për USB anash dhe një lidhës për rrymë të vazhduar në pjesën e pasme, një vend për një kartelë SD në pjesën e majtë dhe një vend për diskun Blu-Ray në anën e djathtë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>