IT Organizate

Acer me profit minimal

Feb 15 2012
0 Shpërndarje
Acer me profit minimal

Kompania Acer ka raportuar profit prej 2.4 milionë dollarëve për çerekun e fundit të vitit 2011. Është ky çereku i parë financiar që Acer del me profit pas dy çerekëve me humbje.

Sidoqoftë kjo është një rënie enorme krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2010 kur kishte shënuar profit prej 145 milionë dollarë. Edhe të hyrat krahasuar me një vit më parë kanë shënuar rënie për 16%, duke rënë në 4.3 miliardë dollarë.

Acer ishte kompania e tretë më e madhe në botë për shitje të PC-ve, derisa tani ka rënë në pozitën e katërt. Ngjashëm me rivalët tjerë në këtë industri, edhe Acer është prekur nga rënia ekonomike globale dhe shitjet e tabletëve. Paprekur nuk kanë mbetur as menaxhmenti i kompanisë me CEO-n Gianfranco Lanci të larguar në mars të vitit të kaluar. Gjithashtu në qershor të vitit të kaluar, kompania kishte njoftuar që do të largonte nga puna 300 punëtor pasi auditori kishte zbuluar keqmenaxhim në kanalet shpërndarëse në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Sipas CEO-s të ri të kompanisë, J.T.Wang, kompania ka kaluar periudhën e errët dhe tani ndjehen shumë më të sigurt pas rezultateve të çerekut të katërt.
Kompania projekton një rritje të fortë për kategorinë e laptopëve të hollë që njihen edhe si ultrabook. Këto pajisje do të shfaqen në treg në çerekun e dytë. Acer gjithashtu parashikojnë rritje edhe në kërkesën për tabletë.

Lajmet e fundit>