Business & Management

Acer do të lëshojë në treg Ultrabookun Aspire S7 me prekje dhe Windows 8

Aug 13 2012
0 Shpërndarje
Acer do të lëshojë në treg Ultrabookun Aspire S7 me prekje dhe Windows 8

Kanë kaluar vetëm 2 muaj nga koha kur Acer zbuloi Aspire S7Computex 2012, por kompania Tajvaneze nuk ka humbur kohë dhe ka zbuluar detajet për pajisjen e saj të re.

Data e lëshimit në treg e Aspire S7 u konfirmua për në fund të shatorit, dhe ultrabooku do të kushtojë 1465 dollarë. Kjo do të thotë se fillimisht do të jetë i pajisur me Windows 7, pasi Windows 8 do të dalë në 26 Tetor, 3-4 javë pas hedhjes në treg të Aspire S7.

Pajisja do të marrë azhurnimin për Windows 8 pasi sistemi operativ të dalë në treg.

 Specifikat:

Acer Aspire S7 do të ketë një Intel Core i5 Ivy Bridge, 128GB SSD, 4GB RAM, HDMI si dhe porta USB dhe karta memorje.

Jetëgjatësia e baterisë parashikohet të mbajë deri në 12 orë. Ajo vjen me dy versione ekrani 11.6 dhe 13.3, por kjo pajisje e hollë mund të bëhët shumë e mirë me disa azhurnime, duke përfshirë më shumë RAM dhe hapësirë SSD, si dhe opsionin e një proçesori Core i7.

Acer ka marrë disa “masa” që Aspire S7 të bjerë në sy, si p.sh. “xhami i bardh” që e bën atë të ndryshojë nga mbreti i shumë të hollëvë, MacBook Air.

Lajmet e fundit>