Harduer

Acer do të lançoj tableta me Meego e Intel

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
Acer do të lançoj tableta me Meego e Intel

altAcer do të lançoj tableta 10 inçëshe deri në fund të vitit duke përdorur procesor Atom të Intel dhe sistemin operativ mobil të tyre MeeGo.

Tabletat u prezantuan në panairin Computex në Tajvan të mërkurën. Pajisja është pjesë e “Serisë M” të Iconia-s së Acer-it. Acer akoma nuk ka përcaktuar çmimin, por pajisja do të lançohet në mbarë botën, sipas nënpresidentit të kompanisë David Lee.

Tableta e re e Acer është një shenjë e tentimeve të Intel që të rrit prezencën e tij në tregun e pajisjeve mobile siç janë tabletat, në një treg të lakmueshëm në të cilin prodhuesi amerikan i çipave e ka pasur vështirë të gjej veten.

Shumica e tabletave përdorin mikroprocesorët e ARM-së, që është rival kryesor i Intel, çipat e të cilëve konsiderohen më efiçentë se sa të ata të Intel-it. Në të njëjtën kohë, sistemet operative popullore që operojnë në tableta janë Android-i i Google dhe iOS i Apple.

Inteli ka punuar për të vënë në përdorim çipat e tyre në tableta duke zhvilluar linjën e procesorëve Atom. Në prill, kompania njoftoi për procesorin më të ri të Atom, Oak Trail, duke deklaruar që çipi do të ofroj jetëgjatësi më të madhe të baterisë. Tashmë 35 tableta janë duke u prodhuar me çipin e ri, sipas Intel-it.

Inteli deklaroi që tableta e re e Acer-it do të përdorë procesorin e ri të Atom-it, por nuk specifikoi nëse ky procesorë do të jetë Oak Trail. Kompania gjithashtu po punon në zhvillimin e procesorëve Atom më të avancuar që do të ofroj edhe më shumë kursim në energjinë që do të përdorin ata.

Tableta e re e Acer-it është një shenjë tjetër që sistemi operativ MeeGo i Intel-it nuk është i vdekur, përkundër goditjes që pësoi në fillim të këtij viti kur partneri i Intel-it, Nokia, hoqi dorë nga Meego dhe Symbian në favor të sistemit operativ Windows Phone për celularët e mençur të ardhshëm.

Lajmet e fundit>