Harduer

A varet Apple nga iPhone?

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
A varet Apple nga iPhone?

Javën e kaluar kompania bëri publike financat e saj zhgënjyese për tremujorin e dytë të vitit duke bërë që investuesit e bursave nga ShBA e deri në Azi të shqetësohen për këtë fakt. Shitjet e iPhone 4S ishin më të ulta se sa që pritej.

Procesi gjyqësor që po zhvillohet aktualisht midis Apple dhe Samsung, tregon qartë se sa i rëndësishëm është iPhone për kompaninë. Mesa duket, fitimet që i sjell iPhone janë më të mëdha sesa fitimet nga produktet e tjera, si psh. iPad.

58% e fitimeve të Apple vijnë nga iPhone, ndërsa 32% nga iPad. Pikërisht, kjo shifër dhe ulja e shitjeve të iPhone janë dy faktorët që shqetësojnë analistët dhe investitorët.

Megjithatë, Apple i shpjegon uljet e shitjeve me faktin se shumica e njerëzve janë në pritje dhe hedhjes në treg të iPhone 5 këtë vjeshtë dhe se do të presë deri në fund të vitit për të bërë bilancin e përgjithshëm të fitimeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>