Mobile

A sjell shpëtim marrëveshja Nokia-Microsoft?

Mar 24 2011
0 Shpërndarje
A sjell shpëtim marrëveshja Nokia-Microsoft?

Marrëveshja Microsoft-Nokia do ta vendosë Windows Phone 7 në miliona celularë Nokia në mbarë botën. Microsoft do të shpenzojë miliarda dollarë për Nokia-n në marketing, inxhinieri dhe kosto të tjera. Kompanitë shpresojnë që së bashku mund të bëjnë një kthesë në tregun mobil, që kohët e fundit po dominohet nga iPhone i Apple dhe Android i Google.

Disa njerëz besojnë se kombinimi i forcave të dy kompanive që kanë dështuar në tregun mobil do të shtojë edhe një dështim të radhës, por kjo marrëveshje megjithatë mund t’i kursejë Microsoft-it rritjen e ngadalshme në të ardhmen.

Ky partneritet është prej më të rëndësishmëve që Microsoft ka arritur kohët e fundit- aq i rëndësishëm, saqë miliarda dollarët që është duke shpenzuar mund ta ruajnë kompaninë dhe të sigurojnë që teknologjia e saj të mbetet ende e rëndësishme, kurse produktet e saj do të mbeten praktike në botën e celularëve.Ju mund të besoni se Microsoft nuk ka nevojë për kursime. Në fund të fundit, nëdeklaratën e fundit të të ardhurave për semestrin e dytë të vitit fiskal, Microsoft raportoi se kishte fituar 19.95 miliardë dollarë- të ardhurat më të mëdha që kjo kompani ka raportuar për ndonjë semestër.

Të ardhurat neto ishin 6.63 miliardë. Kjo nuk tingëllon se kësaj kompanie i duhen kursimet.Por një vështrim më i afërt i shifrave tregon që të ardhurat janë nga teknologjitë e së djeshmes dhe jo nga ato të së nesërmes. Produkti që ka sjellë më shumë të ardhura është Office, me një ngritje në të ardhura prej 24%, një ngritje e madhe që ka tejkaluar pritjet e të gjithëve. Sipas Kevin Turner, shef operacionesh në Microsoft, “shitjet për celularë dhe Windows Phone 7 nuk janë arritur, shenjë kjo që tregon se këtu kemi ngecur”.Raportet e fundit në lidhje me të ardhurat kanë konfirmuar problemet e Windows Phone 7 për të tërhequr konsumatorët- vetëm 500,000 pajisje Windows Phone 7 janë shitur për tërë muajin e dhjetorit dhe këto u janë shitur tregtarëve dhe jo konsumatorëve.

Për dallim nga Microsoft, Google thotë që aktivizon rreth 300,000 pajisje Android çdo ditë.Është e vërtetë që edhe sikur të mos kishte ndonjë sistem operativ të suksesshëm, Microsoft megjithatë do të mbijetonte. Windows nuk do të largohet nga tregu edhe për një kohë të gjatë, as Microsoft Office, teknologjitë e serverëve apo produktet e tjera të suksesshmePor asnjëra prej këtyre teknologjive nuk ka pasur ndonjë rritje të lartë. Nëse Microsoft mbështetet vetëm në to, atëherë do të bëhet e ngjashme me një kompani pajisjesh, që vjel fitime vetëm nga ofrimi i infrastrukturës bazë. Inxhinierët më të mirë, dizajnerët, tregtarët dhe profesionistët e tjerë kreativë do të kërkojnë punë diku tjetër, duke e lënë Microsoft-in duarbosh.

Në një të ardhme që u përket celularëve, Microsoft nuk do të jetë në gjendje të mbajë rritjen e madhe pa një Windows Phone 7 të suksesshëm. Ja pse marrëveshja me Nokia-n është shumë e rëndësishme për Microsoft-in. Me një kontratë të vetme, Microsoft pretendon se do të bëhet një lojtar i rëndësishëm në botën e celularëve. Edhe pse Nokia nuk dominon më në tregun e celularëve- dikur kishte më shumë se 50% të tregut—madje edhe në gjendjen më të dobët të saj, sipas Gartner, ka 29% të tregut të celularëve. Pa marrëveshjen me Nokia-n, Windows Phone 7 vështirë se do të mund t’i tërhiqte konsumatorët.

Madje edhe pas lançimit të shumëreklamuar në këtë vjeshtë, ai nuk është ndonjë rrezik i madh për iPhone ose Android. Përkundrazi, çdo javë ai vetëm se ka rënë poshtë e më poshtë. Disa miliarda dollarë që një kompani i shpenzon për një kontratë të vetme mund të duken si një bast i mirë, por në rastin e Microsoft-it është i justifikuar dhe nuk është vetëm një bast për një teknologji, por për vetë të ardhmen e kompanisë. Microsoft ka treguar tashmë se mund të mbijetojë në teknologjinë celulare. Me Nokia-n do të ketë edhe një shans më shumë për sukses. Marrëveshja me vlerë disa miliarda dollarë mund të jetë shpenzimi më i mirë që kjo kompani mund të ketë bërë ndonjëherë.

Preston Gralla është editor kontribuues për Computerworld.com dhe autor i më shumë se 35 librave, duke përfshirë edhe librin Si funksionin Interneti (Que, 2006).

Lajmet e fundit>