Siguri

A rrezikohen përdoruesit e telefonave të mençur nga infektimet e mundshme malware?

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
A rrezikohen përdoruesit e telefonave të mençur nga infektimet e mundshme malware?

Edhe kur nuk jeni duke e përdorur telefonin tuaj, shërbimi GPS ndjek dhe ruan gjurmët e vendndodhjes suaj dhe informacionet e tilla, kur i ekspozohen një personi shumë pak të besueshëm, do t’ju brengosin shumë. Rootkit më i dëmshëm do të depërtojë te sms me tekst dhe zë.  Skuadra Rutgers ka ndërtuar një rootkit që dërgon sms me tekst te palët e treta. Nëse telefoni juaj komprometohet, kurdo që të dërgoni apo merrni një sms të ri, krimineli do të marrë një kopje gjithashtu.Madje edhe App Store i iPhone mund të bartë aplikacione apo bugbot të dyshimtë. Në Black Hat DC 2010 (një konferencë sigurie), Nicolas Seriot i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Perëndimore demonstroi se si një program keqbërës mund të tejkalojë filtrat striktë të App Store (shihni PDF në find.pcworld.com/70085). Seriot gjithashtu i tregoi audiencës që një aplikacion keqbërës i palës së tretë-jo vetëm rootkit-mund të ofrojë askes nga larg në listën e kontakteve të iPhone, skedarët e imazheve, porosive me tekst, të dhënave GPS dhe informacioneve të tjera vitale. Deri tani, Apple ende nuk u është përgjigjur drejtpërdrejt hulumtimeve të Seriot.

Marrja e masave paraprake Në përgjithësi, ju duhet të keni kujdes me shkarkimet në telefonin tuaj- madje edhe meloditë- për shkak se skedarë të tillë mund të përmbajnë malware. Por gjithashtu ju nevojitet edhe një program sigurie për telefonin tuaj, sa më herët aq më mirë. Fatmirësisht, Eset, F-Secure, Kaspersky, McAfee dhe Symantec (Norton) të gjitha ofrojnë vegla që mund të mbrojnë nga shumica e malware për celular. Dhe disa prodhues telefonash, si Nokia, tani ofrojnë antivirus të instaluar në pajisjet e tyre.

Për më shumë, si masë për bllokimin e malware, Lookout (mylookout.com), një vegël celulare e sigurisë që është falas derisa po shkruajmë, ofron një suitë mbrojtjeje: firewall celular, backup për të dhënat e celularit (që ju mundëson ta riktheni telefonin tuaj në gjendjen para infektimit) dhe aftësinë për të pastruar nga larg një telefon të humbur apo të vjedhur.

Lajmet e fundit>