Business & Management

A po nxitohen bizneset drejt teknikës BYOD (sill pajisjen tënde)

Aug 2 2013
0 Shpërndarje
A po nxitohen bizneset drejt teknikës BYOD (sill pajisjen tënde)

BYODNjë sondazh i realizuar së fundmi mes ekzekutivëve dhe profesionistëve të IT-së nxjerr në pah një anë shqetësuese të BYOD (sill pajisjen tënde).

Në të duket qartë mosbesimi, frika që të dhënat sensitive mund të jenë të rrezikuara si dhe pasiguria në tërësi për teknikën BYOD.

Në sondazhin e qershorit të TEKsystems morën pjesë 3500 profesionistë IT-je. 35% e tyre ishin udhëheqës IT-je (si CIO, zv. Presidentë IT-je apo drejtorë) dhe 25% ishin profesionistë IT-je (si zhvillues, administratorë rrjetesh dhe arkitektë). Ata nuk u treguan tepër besimplotë lidhur me politikat BYOD të organizatës së tyre kur bëhej fjalë për të privatësinë e të dhënave, veçanërisht lidhur me ato që parashtrohen nga rregullat dhe ligjet qeveritare.

Gjysma e tyre u përgjigjën se besojnë se 25% ose më shumë të të dhënave sensitive janë të rrezikuara për shkak se përdoruesit fundorë i aksesojnë informacionet përmes pajisjeve personale. Këto rezultate ngrejnë pyetje të rëndësishme për teknikën BYOD.

Nuk ka dyshim se BYOD është një trend që ka filluar tashmë. Shumë punonjës po përdorin gjithmonë e më tepër pajisjet personale për punë. Disa kompani madje u kanë kërkuar atyre me detyrim t’i përdorin për punë. Sipas një sondazhi të bërë nga Gartner tek CIO-t, gjysma e tyre do t’u kërkojnë punonjësve të përdorin pajisjet personale për punë brenda vitit 2017.

Të përmbledhura, pesë janë avantazhet dhe përfitimet më të mëdha të kësaj teknike:

– Akses i madh, çka do të thotë aftësia për të shfrytëzuar një punonjës që nuk shkon asgjëkund pa telefonin personal.

– Rritje e kënaqësisë së punonjësve, në kuptimin që ata janë më të lumtur pasi po përdorin teknologjinë që dëshirojnë.

– Produktivitet më i lartë, çka vjen nga fakti se punonjësit janë më të lumtur.

– Kënaqësi më e lartë për konsumatorin, çka do të thotë se punonjësit u kthejnë përgjigjje më shpejt atyre për pyetje apo probleme.

– Ulje kostosh duke qenë se kompania nuk ka nevojë të shpenzojë për blerjen e pajisjeve mobile.

Megjithatë, shumë nga profesionistët që morën pjesë në sondazh u shprehën se mungojnë disa politika të mirëpërcaktuara lidhur me teknikat BYOD. Kompanitë duhet të punojnë seriozisht për të marrë masat e duhura para se teknika BYOD të implementohet. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>