Harduer

A po e “vret” Intel tregun e motherboard-it

Oct 3 2012
0 Shpërndarje
A po e “vret” Intel tregun e motherboard-it

Intel po bën shumë përpjekje për tu integruar në të gjitha pjesët e kompjuterit. Kompania nuk do thjesht të falimentojë AMD dhe Nvidia, por do të bëhet shitësi i vetëm, ku konsumatorët duhet të blejnë për makinerinë e tyre të ardhshme.

DigiTimes thotë se tani është shumë e qartë. Intel do të integrojë çdo gjë të cilën prodhuesit e motherboardëve e bënin më përpara me pjesë të tjera të lidhura me CPU.

Po parashikohet një e ardhme jo e mirë në këtë fushë. Asus, Gigabyte the ASRock janë tre kompanitë më të mira, dhe do të jenë për disa vite akoma, por me vonë çfarë do të ndodhë?

Problemi mund të arrijë deri në atë pikë sa motherboardët të jenë një gropë (fole) me disa çipe thunderbolt dhe USB. Atëherë do të ishte jashëzakonisht e vështirë të shiteshin produkte premium.

A do ta “vrasë” tregun e motherbordëve Intel-i në ë 3-5 vitet e ardhshme? Me sa duket kjo gjë po shihet si e mundur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>