Aplikacione

A mundet Gmail edhe Yahoo të shmangin Outlook.com

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
A mundet Gmail edhe Yahoo të shmangin Outlook.com

emailMe Microsoft që po bën një punë të madhe me shërbimin e e-maileve pa pagesë të Outlook.com, Gmail dhe Yahoo Mail mund të bëhen me një rival serioz. Microsoft-i planifikon të fillojë të zhvendosë përdoruesit e Hotmail në Outlook.com, që deri tani të raportuar janë 60 milionë aktiv. Lëvizja pritet të përfundojë komplet në muajin qershor.

Përdorusi e Hotmail bashkë me adresën e tyre @hotmail.com, fjalëkalimin, kontaktet, dosjet, rregullat edhe karakteristika të tjera zhvendosen në Outlook.com. Me shtimin e përdoruesve të Hotmail te Outlook.com, shërbimi do të ketë një bazë përdoruesish të ndërtuar të madhe.

“Është një sistem i madh shërbimesh sepse merr përsipër edhe Hotmail që është gjithashtu një sistem i madhë e-maili” tha Rob Enderle, një analist i Grupit Enderle. “Çështja me email-in është se njerëzit nuk ndryshojnë lehtësisht, sepse sapo ata fiksohen me një adresë e-mail e kanë të vështirë ta ndryshojnë atë.”

Për shkak se Gmail është një firmë e ngjitshme edhe e fortë, nuk do të jetë e lehtë për përdoruesit të shkëputen nga Gmail për një shërbim tjetër. Kjo do të thotë që Outlook.com duhet t’iu ofrojë njerëzve dicka tjetër për ti tërhequr. ” Mbrojtja është më e lehtë se kundërveprimi dhe Google duhet të jetë në gjendje ta bëj atë” tha Enderle.”Microsoft-i e la Hotmail-in të paprekur për një kohë të gjatë dhe kjo bëri që përdoruesit të largohen. Kjo duhet përmbysur edhe për ti marrë njerëzit do të duhet një punë e madhe marketingu edhe një produkt goxha i avancuar ”.

“Yahoo Mail nuk ka pas shumë investim gjatë viteve dhe prandaj është më i prekshëm” tha Enderle.”Unë nuk do të habitesha nëse Yahoo edhe Microsoft do të arrinin ndonjë kontratë siç bënë me kërkimin, që Yahoo-s mos ti duhet të financojë email-in.”

Motori i kërkimit Bing i Microsoft-it fuqizon faqet e Yahoo. Patrick Moorhead, një analist në Moor Insight&Strategy, tha që Outlook.com ka mundësi të larta për të qënë një rival i rëndësishëm si i Gmail edhe i Yahoo Mail nëse përmisohet. “Outlook.com nuk dot ti bëj ndonjë dëmtim të madh si Gmail edhe Yahoo Mail gjersa ata të suportojnë kalendarët edhe shënimet e adresave” shtoi Moorhead.

Outlook.com duhet që në fillim ta bëj të lehtë importimin e email-ve, kalendarëve edhe kontaktëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>