Karriere

A ka vlerë një Master në Administrim Biznesi për një profesionist të teknologjisë

Jan 30 2014
0 Shpërndarje
A ka vlerë një Master në Administrim Biznesi për një profesionist të teknologjisë

Is an MBA Worthwhile or Worthless for Tech Pros_250x200Dikur një Master në Administrim Biznes (MBA) ishte si qershia mbi tortë në CV-në e dikujt, por, në një klimë gjithmonë në ndryshim siç është ajo e teknologjisë, kjo shkollë nuk vlerësohet shumë nëse nuk ka arritje të prekshme, sukses apo realizime të vërtetuara për ta mbështetur.

Chris Duchesne, zv. president i faqes Care.com, një zgjidhje globale të punësimin, shprehet se nëse dikur shihej dhe vlerësohej një MBA, sot po i kushtohet më tepër rëndësi aftësive që ka apo përmbush aplikanti në një pozicion pune, aftësisë së tij për t’u përshtatur etj.

Ai shprehet se mënyra se si po ndërtohet sot karriera e njerëzve dhe ndryshimet që e shoqërojnë atë, ofrojnë shpesh eksperienca më të vlefshme sesa thjesht ato teoriket që mund të merren përmes arsimit. “Kështu që të pasurit e një MBA-je nuk do t’ju jepte domosdoshmërisht një avantazh mbi një aplikant tjetër,” shton ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë patjetër se një MBA nuk ka vlerë. Në fakt, ajo që ka më tepër rëndësi është koha se kur e bëni nëse keni vendosur të kryeni në një të tillë. “Të gjithë ata që hyjnë në një MBA direkt pas përfundimeve universitare do të kenë para tyre thjesht një libër dhe do të duhet të mësojnë prej tij.

Por, këta njerëz nuk kanë përvojë pune në një mjedis të vërtetë biznesi. Ndërkohë, nëse regjistroheni në një MBA gjatë kohës që punoni, atëherë do të jeni në gjendje që informacionin që mësoni ta zbatoni në situata të jetës së përditshme si dhe të mësoni prej tyre. Ky është avantazh i madh,” shprehet Rona Borre, themeluese dhe CEO e firmës së rekrutimeve në IT, Instant Technology.

Ajo shton se shpeshherë, një MBA kërkohet për profesionistët e rinj duke qenë se këta të fundit nxiten për t’u rritur në detyrë dhe për të kaluar në pozicione drejtuese. Nëse vazhdoni një MBA, duhet të keni gjithashtu parasysh se duhet të vazhdoni të mbani ritmin e ndryshimeve teknologjike brenda organizatës suaj.

Një faktor i rëndësishëm është edhe vendi nga ku e merrni MBA-në. Sigurohuni që shkolla që keni zgjedhur njihet dhe vlerësohet për diplomat e saj, pasi një MBA nga një shkollë e panjohur është pothuajse totalisht e pavlefshme.

“A ju duhet një MBA për të qenë të suksesshëm? Jo,” shprehet Borre. “Por, për kandidatët që synojnë pozicionet e drejtuesve të rinj, një MBA do t’i ndihmonte të tregoheshin më strategjikë dhe më vizionarë në rolet menaxheriale të biznesit.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>