Karriere

A ka të ardhme IT ideja juaj?

Jun 17 2011
0 Shpërndarje
A ka të ardhme IT ideja juaj?

altCIO të disa ndërmarrjeve ju japin disa sugjerime për të zbuluar këtë përgjigje.

Shqyrtoni idenë. Ju mund të vlerësoni që IT produkti apo shërbimi juaj është një i tillë që ofron sukses, por ky mund të jetë vetëm paragjykim i juaj. Punësoni një hulumtues tregu të jashtëm që të gjurmoj kërkesën potenciale nga konsumatorët e synuar. Kompania Quintiles Transnational mendonte që kishte arritur diçka të rëndësishme me softuerin dhe shërbimet e tyre Infosario bazuar në reaksionet fillestare nga konsumatorët ekzistues. Për të konfirmuar këtë bindje, Quintiles punësuan një firmë hulumtuese që të shtroj një sondazh të detajizuar për konsumatorët e që synonte në industrinë farmaceutike. CIO i kësaj kompanie, Richard Thomas thotë që rezultatet pozitive i dhanë kompanisë një mirëbesim që u nevojitej për të shpejtuar planet që të lançojnë Infosario-n. “Gjithçka ishte në rregull me mënyrën tonë, thërrisnim miqtë tanë dhe i pyesnim për opinionin e tyre rreth produktit. Por, është më ndryshe kur ju realizoni një hulumtim të strukturuar dhe keni një organizatë të jashtme për të pyetur për këtë çështje,” deklaroi ai.

 

Përdorni ndihmën e konsumatorëve. Kompania FedEx kishte konsumatorë të zgjedhur që punonin drejtpërdrejtë me kompaninë që të përmirësojnë SenseAware, një shërbim që përdor sensor elektronik të pakove që të monitorojnë kohën e transportimit në lokacionin e destinuar, temperaturën dhe variablat e tjera që kanë të bëjnë me proceset të lidhura me pakon në lëvizje. Konsumatorët nga industria e shëndetësisë u takuan me FedEx në mënyrë të rregullt që të raportojnë për ato që ju pëlqenin dhe nuk ju pëlqenin në lidhje me SenseAware. Disa konsumatorë deklaruan që ata dëshironin të përdornin të dhënat e gjeneruara nga SenseAware që të bashkëpunonin me furnitorët e tyre, thotë CIO i kompanisë FedEx, Robert Carter. Si rezultat, FedEx do të punoj me konsumatorët që të funksionalizojë atë pjesë të shërbimeve SenseAware.

 

Vendosni çmimin e duhur. Përdorni një hulumtues tregu që t’ju ndihmoj të përcaktoni koston të cilën konsumatorët potencial do të paguanin për produktet apo shërbimet tuaja, pastaj faktorizojeni atë me të dhënat e sakta të shpenzimeve tuaja për prodhimin e atij produkti apo shërbimi. Kalkulimi nuk është aq i thjeshtë, kryesisht sepse IT grupet shpesh s’mund t’ia arrijnë të gjejnë me saktësi të gjitha kostot, thotë Lynden Tennison, CIO në Union Pacific. Për këtë ai rekomandon që të vendosni një deklaratë formale financiare për IT projektin komercial të planifikuar së paku disa muaj para lançimit të synuar. Regjistroni shpenzimet si hardueri, softueri, dhe shërbimet, plus puna dhe pajisjet tjera. Sipas Tenninson ky do të ishte një hap i mirë fillestar.

Lajmet e fundit>