Business & Management

A ka nxitur avancimi teknologjik rënien e vendeve të punës?

Oct 3 2016
0 Shpërndarje
A ka nxitur avancimi teknologjik rënien e vendeve të punës?

6060Një debat në The Guardian ngre një çështje të shumëpërfolur sot në industrinë e teknologjisë.

Ndërsa eksplorojmë hapësira të panjohura dikur si në aspektin shkencor ashtu edhe teknologjik, ngritet pyetja: A ka ndikuar kjo e fundit në rënien e vendeve të punës? Si u përballën ata që ishin para nesh me hyrjen në skenë të një koncepti të ri siç ishte teknologjia?

Ndërsa papunësia e nxitur nga teknologjia është një perceptim terësisht i gabuar, duhet të fillojmë të kemi në konsideratë një botë ku puna nuk do të ekzistojë më.

Një nga argumentet kryesore të cilat hedhin poshtë pretendimet se teknologjia nxit papunësinë është se “përsa kohë nuk ka ndodhur në të kaluarën, pse tani e tutje do të jetë ndryshe.”

Kur njerëzit shpreh të shqetësuar për makineritë të cilat po zënë vendet e punës, të jenë të sigurtë se këto shqetësime kanë ekzistuar që kur revolucioni industrial filloi dhe gjithnjë kanë rezultuar të pabaza.

Edhe pse shumë vende pune janë humbur për shkak të avancimit teknologjik, vende të reja puna të mjaftueshme janë krijuar. Në 200 vite avancim teknologjik asnjëherë nuk ka patur një krizë papunësie në këtë sektor.

Megjithatë ky argument nuk është edhe aq i saktë sepse në 170 vite ka pasur 50% reduktim të volumit të punës. Nëse do të punonim aq sa njerëzit punonin në 1870-tën, do të kishte shkurtime masive të punës dhe një papunësi në nivel 50%.

Orët e punës janë reduktuar ndjeshëm nga 65 orë në javë dhe katër ditë pushim në fund të vitit në 40 orë punë normale që do të quhej sot. Dhe ndërsa ecim drejt një revolucioni teknologjik orët e punës do të vijojnë të reduktohen. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>