Karriere

A jeni besnik ndaj ndërmarrjes ose profesionit tuaj?

Jan 29 2011
0 Shpërndarje
A jeni besnik ndaj ndërmarrjes ose profesionit tuaj?

KompjutereCila është rruga më e mirë për të rritur nivelin CIO dhe për ta kaluar atë? A është më e mira për të marrë përvojë të gjerë biznesore ose më shumë në thellësinë e përvojës në IT? Në drekën zyrtare të muajit të kaluar nga SIM, të mbajtur në Çikago, folësi ishte një CEO i Baxter International dhe tani është një partner në ndërmarrjen e mirënjohur private të kapitalit, Madison Dearborn Partners. Ai foli për CEO – mardhëniet me CEO dhe si të bëhet ngritja në shkallët e karrierës në biznes.

Emri i tij ishte Harry Jansen dhe ai i mbështeti vërejtjet e tij në karrierën e tij të suksesshme, ai e bëri çështjen që përvoja e gjerë biznesore është mënyra më e mirë për t’u ngritur në vlerësime. Do të ishte e duhur që të pajtoheshim me të, por ajo se çfarë është parë në vitet e fundit ndikon që të ndalemi dhe të rikonsiderojmë. Mbase gjërat kanë ndryshuar, ndoshta supozimet tradicionale duhet të përditësohen.

Harry kaloi 23 vjet duke punuar në Baxter. Ai filloi i drejtor i bashkëpunimit për zhvillim dhe në vend se të provonte të bënte ngritje në vlerësime në zhvillim dhe financë, ai zgjodhi që të hidhet në njësi të ndryshme biznesore të Baxter-it dhe të marrë vende në tregtim dhe operacione që kanë të bëjnë me fiananca. Ai na tregoi se si njëri nga shefat e tij në financë tha që po e bënte një gabim të madh kur ai e la grupin e financave dhe e mori titullin e udhëheqësit të operacioneve. Kjo i mundësoi atij që të hyjë në thellësi të kuptueshmërisë së ndërmarrjes dhe të ndërtimit të rrjetit të mardhënieve personale dhe i ndihmoi atij që përfundimisht të bëhet CEO në vitin 1997.

Tani, kur ai bën marrëveshje që kanë të bëjnë me kapital privat, ai kërkon për ekzekutivë seniorë që kanë përvojë të ngjajshme biznesore, jo vetëm përvojë të thellë vertikale në një funksion si financë,  shitje ose IT. Kjo tingëllon shumë logjike por sipas mënyrës në ditët tona, kjo merr disa pyetje. Për fillestarët, sa njerëz tashmë kanë mundësinë që ende të qëndrojnë në të njëjtën ndërmarrje për 23 vite? Shumica e njerëzve qëndrojnë në një ndërmarrje vetëm për 3-6 njerëz (edhe nëse rrijnë më gjatë, është mundësia që do të përfshihen nga tatëposhta, transferimi, qitjet, nënshkrime të detyruara etj.).

Kështu që, ky realitet i një pune vazhdimisht të njëjtë, a e bën individin të jetë specialist apo i përgjithshëm? Duket se shumë punë theksojnë përshkrimet për punë në CIO që kandidati ka nevojë të ketë shkathtësi shumë të veçanta teknike. Sa herë i shihni kërkimet si nevoja për të pasur implementime të gjera dhe përvoja operative duke përdorur SAP ose Oracle ose ndonjë pako të veçantë të aplikacioneve? Kjo thotë diçka që shumë ndërmarrje e kërkojnë dhe një lloji i vlefshëm i përvojës.

Nëse gjasat janë që ju do të tërhiqeni nga çfarëdo ndërmarrje që punoni për një kohë në vitet e ardhshme, atëherë ku qëndron besnikëria juaj? A është ndërmarrja juaj duke u bërë burimi i përparimit të ardhshëm të karrierës tuaj? Shkruani në komente për t’u përgjigjur./cio.al

Lajmet e fundit>