Siguri

A është Windows 7 i sigurt?

Mar 25 2011
0 Shpërndarje
A është Windows 7 i sigurt?

A vazhdon të ketë Windows probleme me sigurinë? Mos vallë, së fundi Windows ka përmirësuar dukshëm sigurinë e tij pasi ka lëshuar Service Pack 1? Apo, me gjithë veglëritë dhe tiparet e shtuara të sigurisë, Microsoft-it do t’i duhet akoma punë për ta bërë më të sigurt sistemin e tij operativ? Këto dhe shumë pyetje apo komente të tjera janë vetëm disa nga ato që qarkullojnë prej vitesh në internet apo në çdo mjedis ku debatohet dhe diskutohet siguria e sistemeve operative të Microsoft-it, përfshi këtu edhe sigurinë e Windows 7. Përmes rreshtave në vijim, nuk kam për qëllim të rihap sërish këtë lloj debati apo diskutimi, përkundrazi, thjesht do t’u bëj një vlerësim veglërive dhe tipareve të sigurisë të prezantuara nga Microsoft në Windows 7.

 

Veglëritë dhe tiparet e reja në Windows 7

S’ka dyshim se lista e veglërive dhe tipareve të sigurisë të prezantuara në Windows 7 nuk është e paktë. Në vijim do të përmend disa.
Action Center: që të gjithë e dimë se ky është vendi qendror që paraqet paralajmërimet dhe ku ndërmarrim hapat konkretë për të siguruar punën e shëndetshme të Windows-it.Internet Explorer 8: një shfletues i jashtëzakonshëm, por mjaft i përfolur për shpejtësinë dhe sigurinë e tij, që më bën të mendoj sikur Windows 7 nuk duket të jetë shtëpia e tij e vërtetë!AppLocker: paraqet një hap përpara për të mbajtur të sigurt aplikacionet tuaja.

Direct Access: kurrë nuk ka qenë më e lehtë, më me transparencë dhe të gjitha në një vend për të konfiguruar një lidhje gjithnjë-aktive të sigurt me rrjetin e korporatës suaj.BranchCache: i bën përdoruesit në distancë të ndihen sikur punojnë në zyrën kryesore.Homegropup: kurrë nuk ka qenë më e lehtë për përdoruesit shtëpiakë që të realizojnë një rrjet kompjuterik shtëpiak.

Veglëritë dhe tiparet e përmirësuara në Windows 7

Përveç veglërive dhe tipareve të reja të prezantuara në Windows 7, në mënyrë shumë të zakonshme edhe Windows 7 përmban veglëri dhe tipare të versioneve të mëhershme të Windows-it, por të përmirësuara. Disa prej tyre po i paraqesim në vijim:ASLR & DEP: apo Address Space Layout Randomization dhe Data Execution Prevention të prezantuar në IE 7 të Windows Vista thuhet se janë përmirësuar dhe avancuar dukshëm në Windows 7 dhe në IE 8 të tij, përfshi këtu edhe mbrojtjen e kernel-it të vetë sistemit operativ.

BitLocker To Go: paraqet një evoluim të natyrshëm të BitLocker të prezantuar në Windows Vista.UAC më i mirë: mendoj që të gjitha kritikat negative që Windows Vista mori në të kaluarën mund t’i atribuohen User Account Control, i cili është përmirësuar dukshëm në Windows 7.Windows Firewall: në Windows 7 është akoma më fleksibil, më i lehtë për përdorim dhe i orientuar në rrjet (home, work dhe public).Windows Update: pa dyshim që këtë herë Windows Update e ka tejkaluar veten e tij, përveç përkujdesjes së tij që ta mbajë kompjuterin tuaj më të sigurt, ai përditëson softuerin tuaj dhe merr përsipër shkarkimin e drajverëve në rast se mungojnë në kompjuterin tuaj.

Veglëritë dhe tiparet e trashëguara në Windows 7

Paksa e çuditshme, por e vërtetë! Edhe Windows 7 përmban veglëri dhe tipare të sigurisë të trashëguara nga versionet e mëhershme. Disa prej tyre janë:Windows Defender: i dizajnuar ekskluzivisht për të luftuar spyware-in, u prezantua me këtë emër dhe format në Windows Vista dhe sërish na ofrohet në Windows 7.Network Access Protection: një vegël rrjeti e jashtëzakonshme e Windows Vista-s e trashëguar në Windows 7 gjithashtu.

Windows 7 vs. Windows Vista

Duke ditur që platforma Defense-in-Depth në Windows 7 ka origjinë nga Windows Vista, atëherë në shkallë të caktuar mund të themi që siguria në Windows 7 nuk është gjë tjetër veçse siguria e përmirësuar dhe e avancuar e Windows Vista-s, që në fund të fundit të jetë e pranueshme për secilin prej nesh.Në vijim le të bëjmë një krahasim të natyrshëm për të parë se ku qëndron secili.

Action Center vs. Security Center – të dyja veglëritë janë për lëvdata, edhe pse për një nuancë më lartë qëndron Action Center falë komponentit Maintenance, që në fakt e bën logjikisht më të organizuar.BitLocker To Go vs. BitLocker – në mënyrën si ka evoluar kjo veglëri më bën të kuptoj se Microsoft është i mirë në diplomaci po aq sa është i mirë edhe në zhvillim.AppLocker vs. N/A – në sigurimin e aplikacioneve Windows 7 qëndron më lartë se Windows Vista.Megjithatë, vlen të përmendet këtu edhe Application Isolation, i prezantuar në Windows Vista.Direct Access vs. VPN – thuhet që “Microsoft e ka rizbuluar aksesin nga distanca me Direct Access”.BranchCache vs. N/A – së bashku me Direct Access duket sikur do t’i hapin rrugën teknologjive të reja të rrjetit, të cilat priten të prezantohen në Windows 8 kur do të ballafaqohemi me kompjuterët në lëvizje dhe rrjetet në re.UAC më i mirë vs. UAC – një koncept i jashtëzakonshëm sigurie i prezantuar në Windows Vista i përmirësuar lehtë në Windows 7.

Kontroll Prindëror më i mirë vs. Kontroll Prindëror – sërish një vegël sigurie e jashtëzakonshme e prezantuar në Windows Vista dhe e avancuar në Windows 7. Është e qartë që shumë veglëri dhe tipare të sigurisë të Windows 7 dhe Windows Vista mbeten për t’u krahasuar. Thjesht, me këto që u përmendën këtu, vetëm desha t’i rikujtoj secilit prej nesh se cila është zanafilla e vërtetë e sigurisë së Windows 7.

Windows 7 VS. LiMac

distanca me Direct Access”.BranchCache vs. N/A – së bashku me Direct Access duket sikur do t’i hapin rrugën teknologjive të reja të rrjetit, të cilat priten të prezantohen në Windows 8 kur do të ballafaqohemi me kompjuterët në lëvizje dhe rrjetet në re.UAC më i mirë vs. UAC – një koncept i jashtëzakonshëm sigurie i prezantuar në Windows Vista i përmirësuar lehtë në Windows 7.Kontroll Prindëror më i mirë vs. Kontroll Prindëror – sërish një vegël sigurie e jashtëzakonshme e prezantuar në Windows Vista dhe e avancuar në Windows 7. Është e qartë që shumë veglëri dhe tipare të sigurisë të Windows 7 dhe Windows Vista mbeten për t’u krahasuar. Thjesht, me këto që u përmendën këtu, vetëm desha t’i rikujtoj secilit prej nesh se cila është zanafilla e vërtetë e sigurisë së Windows 7. vështrimi i sigurisë dhe performancës.

Sido që të jetë, me rreshtat në vijim dua të përcaktoj vendin e merituar të Windows-it në mesin e sistemeve operative që aktualisht ndodhen në treg. Shënim: Kudo që përmend LiMac, ta dini që po i referohem Linux-it dhe Mac OS së bashku.Sistemi i mbyllur vs. Sistemi i hapur – më duket sikur ka nga ata përdorues që nuk e duan Windows-in vetëm pse është sistem i mbyllur!Administratori dhe UAC vs. Root dhe su & sudo – praktika na dëshmon që Administratori nuk ndodhet në majë të piramidës së privilegjeve në Windows meqë disa shërbime menaxhohen nga përdoruesi Local System i Windows NT, për dallim në LiMac nuk ka përdorues me privilegje më të larta se Root.Windows Firewall vs. Firestarter dhe ipfw – është interesant fakti që Windows Firewall në një masë të caktuar lavdërohet edhe nga përdoruesit e LiMac.

Windows Update vs. Internet Update – me gjithë avancimet e shtuara në botën LiMac, kur kemi të bëjmë me përditësimet e sistemit operativ, duhet ta pranojmë faktin që në këtë segment Windows 7 e fiton betejën.Microsoft Security Essentials vs ClamAV dhe ClamXav – meqë MSE është produkt i Microsoft-it dhe është Microsoft-i ai që njeh më së miri kodin burimor të sistemeve
të tija operative; dhe faktit tjetër që MSE së fundit është pozicionuar në mesin e softuerëve AntiVirus më të njohur në botë, atëherë s’ka dyshim që Windows sërish në këtë segment qëndron më lartë se LiMac.IE 8 vs. Firefox dhe Safari 4 – që të tre këta shfletues kanë probleme të caktuara. Një gjë është më se e vërtetë: Microsoft tashmë ka prezantuar IE 9 Release Candidate, të njëjtën gjë po bëjnë Mozilla Foundation me Firefox-in e tij dhe Apple me Safarin e tij.

Kërcënim i lartë nga kodi i keq dhe viruset vs. Pak ose aspak kërcënim nga kodi i keq dhe viruset – duhet ta pranojmë faktin që Windows në të kaluarën ka pasur probleme serioze me sigurinë, të cilat në mënyrë lineare kanë filluar të ulen që nga Win2k. Përkrahje e vazhdueshme e sigurisë vs.  Përkrahje e përmirësuar e sigurisë – mendoj se merita i përket faktit që Windows është sistem i mbyllur.

Windows 7 dhe e ardhmja e tij

Duke pasur parasysh të gjitha veglëritë dhe tiparet e sigurisë që u përmendën në këtë artikull si dhe shumë të tjera që nuk janë përmendur, por janë pjesë përbërëse e sigurisë të Windows 7, vetvetiu lind pyetja: A është e mjaftueshme kjo siguri?Derisa ne përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes së parashtruar, le të kujtojmë faktin se Microsoft po punon për zhvillimin e sistemit operativ të ri Windows 8, që sipas informatave nga interneti pritet të paraqitet në treg diku nga viti 2012. Gjithnjë sipas informatave nga interneti, ky sistem operativ në planin e sigurisë do të sjellë risitë në vijim:- siguria anti-hacker e kernel-it- autentikimi biometrik bëhet parësor- implementimi i skedarëve të shpërndarë të sistemit- IE 9- koncepti self-healing do të vihet në praktikë- përkrahje për rrjetet në re- dhe shumë të tjera.

Konkluzioni

Microsoft me Windows 7 ka ulur dukshëm shkallën e kërcënimeve nga kodi i keq dhe viruset. Mbase për herë të parë në historinë e sistemeve operative të Microsoft-it të dedikuar për kompjuterët personalë, do të vërejmë që Microsoft-i me Windows 7 nëse nuk ka ofruar një sistem operativ me siguri të përkryer, atëherë ka ofruar një që është shumë i sigurt. Kështu, siguria e Windows 7 mund të shërbejë si platformë e mirë që Microsoft në një të ardhme të afërt të zhvillojë një sistem operativ me siguri të përkryer.

Lajmet e fundit>