Mobile

A është VoIP i sigurt?

Mar 24 2011
0 Shpërndarje
A është VoIP i sigurt?

Është vështirë të imagjinohet, por afërsisht para dhjetë vitesh, kur po lançohej VoIP, përdoruesit e korporatave ishin paksa të brengosur lidhur me sigurinë e tij. Derisa ne përjetonim një zhvendosje të zërit nga rrjeti tradicional (dhe meqë ra fjala të paenkriptuar), ekzistonin brenga se VoIP do të ishte shumë më i lehtë për t’u përgjuar, veçanërisht nëse zëri do të kalonte përmes internetit. Por me të vërtetë, virtualisht çdo teknologji “e mirë” mund të ketë edhe anën e errët.

Sidoqoftë, “përgjimi në web” ka qenë pjesë e komunikimeve të zërit përjetësisht. Nganjëherë për të mirën e të gjithëve, nganjëherë jo.“Përgjimi” i një telefonate, pa marrë parasysh a është në formatin analog apo digjita l(PCM), është i parëndësishëm. Siç është diskutuar në një intervistë të shkëlqyer, “Përgjimi në web ngre brengat e privatësisë”, në të gjitha evenimentet ku shfaqej teknologjia celulare ekzistonin edhe dispozita të bëra për “interceptimet ligjore”.

Çështja që është diskutuar nga këshilltari gjeneral i FBI-së, Valerie Caproni, ka të bëjë me solucionet VoIP – dhe VoIP të bazuar në web në veçanti.Bisedat individuale janë shumë të vështira për t’u përgjuar dhe dekoduar. Ndërkohë që bisedat e zërit të bazuara në internet kufizohen vetëm në një aplikacion kryesor si Skype, atëherë ekziston një përhapje e shpejtë e aftësive të “bisedës me zë”. Për shembull, ju mund të bëni një bisedë me zë ose me video, apo mund edhe të bëni një telefonatë të jashtme nga Gmail.Dhe kjo mbulon vetëm aftësitë me zë dhe nuk përfshin porositë e tjera.

Në mënyrë shumë interesante, në shikim të parë kjo ka kuptim, por megjithatë qeveria nuk është duke specifikuar saktësisht se cilat shërbime duhen modifikuar në mënyrë që ato të mund të modifikohen më lehtë.Siç është përmendur edhe në intervistën e referuar më lart, nëse do të identifikoheshin sistemet që janë të vështira për t’u monitoruar, atëherë do të ishte shumë e lehtë të kuptohet se cilat do të ishin më të mirat për t’u përdorur për qëllime personale.Implikimet e këtyre gjërave për rrjetet e ndërmarrjeve të mëdha duhen identifikuar sa më shpejt për shkak se gjendemi ende në fazën fillestare të problemPor është e qartë se kemi arritur shumë larg që nga ditët kur VoIP konsiderohej si një “lodër”. Fakti që ai konsiderohet “vetëm një aplikacion tjetër” është duke e bërë punën e interceptimit ligjor edhe më të vështirë.

Lajmet e fundit>