Aplikacione

A është shumë i vjetër kompjuteri juaj për Mountain Lion apo Windows 8?

Aug 24 2012
0 Shpërndarje
A është shumë i vjetër kompjuteri juaj për Mountain Lion apo Windows 8?

Nëse keni një kompjuter që operon me një sistem Windows apo Mac, me siguri pyesni veten nëse mund të shkarkoni versionet e fundit të tyre.

Normalisht, të gjithë kompjuterët me Windows 7 mund të kalojnë në Windows 8, që do të publikohet në tetor. Mountain Lion i Apple, i publikuar në 25 korrik, mund të punojë në shumicën e Mac-ëve që operojnë me Lion, por nëse kompjuteri juaj është prodhuar në 2007 ose 2008, mund të ndodhë që të mos e suportojë sistemin e ri.

Gjithsesi, për një ide më të qartë, hidhini një sy modeleve dhe versioneve të suportuara:

iMac (mesi i 2007 ose më të reja)

MacBook (Aluminum nga fundi i 2008, ose fillimi i 2009 ose më të reja)

MacBook Pro (mesi/fundi i 2007 ose më të reja)

Xserve (fillimi i 2009)

MacBook Air (fundi i 2008 ose më të reja)

Mac mini (fillimi i 2009 ose më të reja)

Mac Pro (fillimi i 2008 ose më të reja)

Nëse nuk jeni të sigurtë se me çfarë sistemi operon kompjuteri juaj, klikoni ikonën ‘Apple’ në cepin e majtë lart në ekran, më pas ‘About This Mac’ e në fund ‘More info’.

Mountain Lion është sistemi operativ më i shkarkuar i Apple deri tani. Ai ka 200 veçori të reja dhe kushton 19.99$ në Apple Mac App Store.

Windows 8, nga ana tjetër, është krijuar për të punuar si në kompjutera, ashtu edhe në tabletë. Opsioni i quajtur ‘Windows 8 Upgrade Assistant’ mund t’ju ndihmojë të kontrolloni nëse PC-ja juaj është gati për Windows 8.

Raporti ju tregon edhe se cilat programe kanë nevojë për përditësim nëse vendosni të shkarkoni Windows 8. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>