Internet

A është rrjeti 3G dhe 4G më i ngadaltë në ambiente të mbyllura

May 27 2013
0 Shpërndarje
A është rrjeti 3G dhe 4G më i ngadaltë në ambiente të mbyllura

3GNë raportet e realizuara gjatë këtij viti mbi shpejtësinë e wireless-it, TechHive dhe partneri i tij për testime OpenSignal janë fokusuar mbi nxjerrjen e rezultateve reale. Për këtë arsye janë përdorur smartfonë të cilësisë mesatare të cilat janë testuar në hapësira ku përdoren zakonisht nga njerëzit, pra, si në ambiente të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura.

Rezultatet

Në testime, u vu re se shërbimi i internetit në ambiente të hapura ishte më i miere se në ato të mbyllura, edhe pse me një diferencë jo të madhe. Si shërbimi 3G, ashtu edhe ai 4G, pësonin një rënie në shpejtësi me rreth 0.7 megabits për sekondë (700 kilobits për sekondë), por kjo diferencë e vogël vihej re nëse shpejtësitë e shkarkimit ishin më pak se 1 mbps.

Në total, shërbimi i 3G shfaqte rënie nëse përdorej në ambiente të mbyllura. Testimet janë kryer me kompanitë telefonike në SHBA, Sprint, T-Mobile, Verizon dhe AT&T. Për këto rrjete, shpejtësitë e shkarkimit ishin 5.28% më të larta në ambiente të jashtme se në ato të brendshme. E njëjta gjë vlen edhe për rrjetet LTE (4G).

Përse?

Në rastet më të shpeshta, sinjalet e celularit janë ashtu si valët e radios dhe, njësoj si AM/FM, ato janë të ndjeshme për shkak të një sërë faktorësh të jashtëm. Tipi i lidhjes, forca e rrjetit, llojet e materialeve të ndërtesave që na rrethojnë si dhe topografia e përgjithshme ndikojnë në përmirësimin apo keqësimin e lidhjes së internetit. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>