Aplikacione

A është kompania juaj në rrezik nga mungesa e aftësive IPv6?

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
A është kompania juaj në rrezik nga mungesa e aftësive IPv6?

Timothy Winters, menaxher kryesor i InterOperability Laboratory (UNH-IOL) të Universitit të New Hampshire, merr çdo ditë telefonata nga punëdhënës të cilët kërkojnë të punësojnë inxhinierë dhe arkitektë rrjeti si dhe zhvillues të softuerësh me përvojë në IPv6, avancimi më i madh në protokollin kryesor të komunikimeve të internetit. “Shumë njerëz më dërgojnë oferta për vende të lira punë për IPv6”, thotë Winters, i cili ka një përvojë më shumë se 10-vjeçare në testimin e router-ëve, firewall-ëve dhe pajisjeve të tjera të rrjetit për kompatibilitet me standardet e ndërlidhura me IPv6. Winters thotë se punësimi për IPv6 vjen për pasojë se “kompanitë janë duke u nxituar në implementimin e produkteve të ndërlidhura me IPv6”.

Kjo kërkesë e papritur për profesionistë të IT-së me përvojë në IPv6 koinçidon me shtytjen e dhënë nga ofrues përmbajtjeje si Yahoo, operatorë si AT&T dhe prodhuesit e pajisjeve si Juniper, që duan të zgjerojnë ofertat e tyre të IPv6. CIO të të gjitha industrive tanimë e kanë kuptuar se duhet të zgjerojnë IPv6 në web faqet e tyre gjatë muajve të ardhshëm ose përndryshe rrezikojnë që këto faqe të bëhen jovalide për përdoruesit dhe pajisjet e reja të internetit që shiten me adresa IPv6. Interesimi i shtuar për IPv6 vjen për shkak se interneti tashmë është duke funksionuar në adresa të pacaktuara me përdorimin e versionit ekzistues të Internet Protokollit të njohur si IPv4. Një shtytës tjetër për ofertat e punës të ndërlidhura me IPv6 është Dita TechBotërore e IPv6, një test 24 orësh i IPv6 që do të mbahet më 8 qershor.

Me dhjetëra kompani rrjeti dhe ofrues përmbajtjeje— duke përfshirë Cisco, Juniper, Facebook, Google, Yahoo dhe Microsoft – tashmë kanë shpalosur planet për të marrë pjesë në Ditën Botërore të IPv6. “Kam parë shumë kompani që dëshirojnë të shfaqin demonstrime në Ditën Botërore të IPv6”, thotë Winters. Ndërkohë, agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara duhet të adoptojnë IPv6 në web faqet dhe shërbimet e tyre publike deri në shtator të 2012-ës për shkak të mandatit të ri të administratës Obama. Derisa momentet e IPv6 rriten, duket se kështu ndodh edhe me perspektivën e karrierës së profesionistëve të IT-së që kanë njohuri dhe përvojë në këtë teknologji rrjeti. Winters thotë se 12 studentët që cilët punojnë në laboratorin e testeve UNH-IOL IPv6 po marrin oferta punësimi muaj të tërë para diplomimit.

Kërkesa për studentë të UNH-IOL ka koinçiduar edhe me rritjen e numrit të pajisjeve—aktualisht 20 për muaj – që laboratori është duke testuar për përputhshmëri me profilin dhe programin IPv6-Ready Logo të qeverisë së ShBA-ve. Për t’iu përshtatur kërkesave të shtuara për testimin e produkteve IPv6, Winters ka punësuar një anëtar stafi me orar të rregullt si dhe pesë studentë vitin e kaluar. “Ne nuk mbajmë asnjërin prej punonjësve të stafit”, thotë Winters, “por megjithatë studentët tanë nuk hasin në ndonjë vështirësi për të gjetur punë pas diplomimit.” Ofertat e diponueshme për punë nuk janë vetëm për inxhinierët me njohuri bazë në IPv6, por edhe për ekzekutivët me përvojë në shtrirjen e rrjeteve IPv6.

Ed Jankiewicz, anëtar aktiv i komunitetit të standardeve IPv6 dhe inxhinier hulumtimi në SRI International, thotë se ai dhe disa kolegë të tij kanë marrë telefonata nga një rekrutues i industrisë së IT-së për t’u punësuar si arkitektë rrjeti IPv6 në Cox Communications. Cox Communications është “duke e parë IPv6 brenda horizontit të vet të planifikimit dhe ka dalluar nevojën për një arkitekt rrjeti me përvojë për t’i ndihmuar në implementimin e tij”, thotë Jankiewicz. Ai e përshkruan punën si “një pozitë shumë strategjike për dikë me prapavijë dhe iniciativë për të sjellë një operator kryesor rrjeti në IPv6. Nëse do të isha i papunë dhe të dëshiroja të zhvendosesha, normalisht do ta pranoja këtë, por nuk është koha dhe vendi i duhur për mua.’’ Postimet e punëve online që përmendin në mënyrë specifike zotësitë në IPv6 janë duke u shumëfishuar.

Një kërkim i thjeshtë në web faqen www.simplyhired.com gjen rreth 1500 postime punësh që specifikojnë IPv6 si një aftësi të kërkuar. Këto përfshijnë pozitat për inxhinierë rrjeti, inxhinierë softueri, arkitektë rrjeti, inxhinierë sistemi, inxhinierë testimi dhe zhvillues. Kompanitë që kërkojnë punonjës me aftësi IPv6 përfshijnë Accenture, AT&T, Blade Network Tech nologies, Brocade Communications, Cisco, EBay, Ericsson, Google, Hewlett-Packard, Microsoft, Motorola dhe Verizon. Aftësitë IPv6 janë një parakusht për t’u punësuar në Global Crossing, e cila ka një shtyllë rrjeti që ka funksionuar së bashku me IPv4 dhe IPv6 në të ashtuquajturën konfigurim dytufësh prej 10 vitesh. “Shumica e stafit teknik të Global Crossing tashmë kanë aftësi IPv6 dhe çdo inxhinier i ri që punësojmë ka aftësi në IPv6”, thotë zëdhënësja e kompanisë Kate Rankin. “Këto aftësi janë bërë standard për inxhinierët që punojnë në këtë fushë.” Inxhinierët e rrjetit me aftësi në IPv6 tanimë i kanë fryrë shumë këto aftësi në rezymetë e tyre.

Në një forum online të Hurricane Electric, ekziston një debat interesant rreth asaj se a duhet apo jo që të renditen certifikimet IPv6 në një rezyme. “Nëse jeni duke e pastruar rezymenë tuaj, duhet ta vendosni IPv6 si aftësi nëse mendoni se e keni” thuhet në një postim. IPv6 do të “jetë një temë bisede që ju mund ta përdorni për të fituar punën” thuhet në një postim tjetër. Duke e kuptuar shtimin e kërkesave, profesionistët e IT-së pa aftësi dhe përvojë në IPv6 po abonohen për trajnime. Lisa Donnan, nënkryetare ekzekutive e zgjidhjeve të sigurisë në Command Information, thotë se kërkesa për trajnimet IPv6 është shtuar me 100% gjatë vitit të fundit si në mesin e organizatave publike edhe të atyre komerciale. “CTO-të, CIO-të dhe CISO-të tanimë duhet të përballen me pyetjen a kanë talentin e duhur në organizatat e tyre për të adresuar IPv6?”, thotë Donnan. “Përgjigjja e shkurtër është se ata nuk e kanë. Kjo është e komplikuar dhe dhe për dallim nga Y2K, kjo nuk është një ngjarje kalendarike.

” Deri tani, Command Information ka arritur t’i mbajë ekspertët e vet të IPv6. “Derisa ekspertët tanë gjithmonë kanë qenë të kërkuar, telefonatat e rekrutuesve janë rritur shumë; së paku një rekrutues i telefonon personit të stafit IPv6 të Command Information çdo javë , shton Donnan. “Ekspertët tanë janë fokusuar ekskluzivisht në problemet dhe sfidat që ndërlidhen me IPv6, të cilat i mbajnë ata këtu. “

Lajmet e fundit>