Siguri

A është i sigurt përdorimi i Wi-Fi në hotel

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
A është i sigurt përdorimi i Wi-Fi në hotel

Duke qenë se kohët e fundit, të udhëtosh për punë është diçka që ndeshet shpesh, shumë hotele ofrojnë internet wireless pa pagesë ose me kosto të ulët. Edhe pse gëzohemi kur shohim që në hotelin tonë ka internet falas, pikëpyetja nëse rrjeti është i sigurt na shqetëson gjithmonë.

Kështu që, para se të përdorni një shërbim të tillë, kini parasysh hapat e mëposhtëm si masa parandaluese:

1. Instaloni mbrojtje të mirë, si firewall, antivirus apo programe të tjera të ngjashme që mbrojnë aktivitetin e kompjuterit tuaj.

2. Kushtojini vëmendje lidhjes me rrjetin e duhur. Shpeshherë, interneti në hotel aksesohet përmes një fjalëkalimi, ndërsa rrjete të tjera pa kod mund të jenë krijuar për t’ju mashtruar.

3. Evitoni marrjen e skedarëve. Kini kujdes nga shërbime si LimeWire e Morpheus, që ofrojnë shkarkime falas.

4. Ndërprisni lidhjen kur nuk jeni duke e përdorur.

5. Evitoni transaksionet financiare. Nëse duhet patjetër të kryeni një të tillë, sigurohuni gjithashtu që faqja aksesohet përmes një protokolli të sigurte (https).

6. Përdorni një VPN (Virtual Private Network). Nëse udhëtoni për punë, pyesni në firmën tuaj nëse përdorin një VPN, pra një rrjet virtual privat. Një VPN është një kompjuter në rrjet që u ofron punonjësve akses në distancë tek serverat e kompanisë. Këto rrjete përdorin teknologji që sigurojnë akses të sigurte në të dhënat e kompanisë. Gjatë një VPN-je, lidhja juaj do të enkriptohet, kështu që të tjerët nuk do të mund të shohin dot se çfarë aktiviteti kryeni. Edhe nëse udhëtoni për arsye personale, mund të blini një shërbim VPN. Kompani si HotSpotVPN ju ofrojnë shërbimet e tyre për periudha të caktuara kohe.

7. Ndryshoni shpesh fjalëkalimet. Mos përdorni të njëjtat fjalëkalime për llogari të rëndësishme që keni. Sigurisht, është e vështirë të mbash mend shumë fjalëkalime të ndryshme, por përpiquni të gjeni balancën mes tyre. (CIO Albanian)

Tags >

wi-fi
Lajmet e fundit>