Microsoft

A është e mundur që Microsoft të mbështesë aplikacionet Android në Windows Phone

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
A është e mundur që Microsoft të mbështesë aplikacionet Android në Windows Phone

Windows_Store_ledeMicrosoft duhet medoemos të bëjë një lëvizje për të mbyllur “hendekun” që ekziston në mesin aplikacioneve moderne për Windows dhe Windows Phone përkundër aplikacioneve që gjenden në iOS dhe Android.

Ekzistojnë raporte të cilat vënë në dukje interesin e Microsoft për të shtuar mbështetjen për aplikacionet Android në Windows 10. E kemi parë më parë ta bëjë këtë gjë Blackberry, por që nuk i solli asnjë të mirë kompanisë e cila tashmë mban vetëm 0.2 % të tregut të smartfonëve. Impakti i këtij ndryshimi ndaj platformës Windows Phone mbetet për tu parë nëse një dit do të realizohet.

Analistja e ZDNet, Mary Jo Foley, duke mos cituar burimet pranë Microsoft tha se nuk dihet akoma nëse kompania do të lejojë aplikacionet e Android në Windows 10, por mbetet si një mundësi potenciale. Microsoft akoma ka ngelur me “Planin A” i cili është programi që lejon zhvilluesit të krijojnë aplikacione që funksionojnë në çdo version të Windows 10 që nga kompjuterët tanë deri tek smartfonët të quajtura “Aplikacione Universale”.

Më pas analistja në fjalë tha se divizioni i zhvilluesve pranë Microsoft është duke kontaktuar me studentët, startup-et dhe zhvilluesit të cilët nuk kanë mbështetur platformën Windows më parë, të krijojnë aplikacione për platformën. Dyqani i aplikacioneve të Windows Phone po vuan nga mungesa e aplikacioneve nga ofrues madhorë të shërbimeve si Google. Edhe pse kompania më parë kishte thënë në një qëndrim se do të mirëprisnin një iniciativë të Google për të ofruar shërbimet e saja edhe për përdoruesit e një telefoni Windows, gjiganti i motorit kërkimit ka qëndruar në heshtje. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>