Business & Management

A është backup-i në cloud zgjidhja e duhur për ruajtjen afatgjatë të të dhënave

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
A është backup-i në cloud zgjidhja e duhur për ruajtjen afatgjatë të të dhënave

CloudShërbime cloud-i që ofrojnë backup, si Mozy, Carbonite, dhe IDrive, ju lejojnë të ngarkoni skedarët tuaj në serverat e tyre për t’i mbrojtur ato nga humbja apo dëmtimi.

Sigurisht, kjo mënyrë ka disa avantazhe të mëdha krahasuar me krijimin e backup-it që mund të bëni nëpër disqe, harddrive apo në kompjuterin tuaj.

Një ndër avantazhet është se procesi i konfigurimit bëhet njëherë dhe më pas backup-i realizohet automatikisht, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e përdoruesit.

Për më tepër, është pothuajse e pamundur që një zjarr të shkatërrojë si kompjuterin tuaj ashtu edhe backup-in.

Por nga ana tjetër, ka edhe disavantazhe. Një prej tyre është se humbisni kontrollin fizik të backup-it tuaj. Për shembull, skedarët tuaj mund të fshihen për shkak të vendimit të njërit prej drejtuesve që ofron shërbimin cloud.

Gjithsesi, shanset për këtë të fundit janë po ashtu shumë të vogla, të paktën nëse ju paguani faturat, gjithçka duhet të jetë në rregull. Megjithatë, gjithmonë duhet të jeni në dijeni të kushteve dhe politikave të shërbimit që ju është ofruar.

Si Mozy ashtu edhe Carbonite i mbajnë skedarët për sa kohë ato ndodhen në drive-in tuaj si dhe për 30 ditë të tjera pasi ato janë fshirë nga kompjuteri juaj.

Është logjikisht e kuptueshme; nëse ka kaluar një muaj që kur keni fshirë një skedar dhe nuk e keni rikthyer më, shanset më të mëdha janë që nuk ju duhet më.

IDrive nga ana tjetër, ju ofron një mënyrë më të personalizuar.

Ju mund të kontrolloni se çfarë do të fshihet ose jo nga serveri. Mund t’i mbani skedarët tuaj në serverin e tyre pavarësisht nëse ato ndodhen apo jo në kompjuterin tuaj. Megjithatë, analistët e PCWorld nuk e rekomandojnë këtë zgjidhje.

Nëse doni ta ruani një skedar për një kohë të pacaktuar, mos e ruani vetëm në një vend. Të paktën ruajeni në harddrive-n tuaj apo në një hapësirë tjetër kujtese. Më pas bëni backup këtë memorie, ndoshta në cloud. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>