Slider

A e përdorni shërbimin Cloud? Në qoftë se po, pse?

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
A e përdorni shërbimin Cloud? Në qoftë se po, pse?

Cloud Storage ka rritur popullaritetin gjatë viteve të fundit, bashkë me Amazon, Apple, Google, Microsoft dhe kompani të tjera të cilat sigurojnë mënyra për të mbajtur kopje të të dhënave perosnale online.

Gjatë kohës që të gjitha kanë të njëjtin shërbim, secila prej tyre ka karakteristika të veçanta. Si p.sh. SkyDrive është në bashkëpunim me softuerin Office të Microsoft-it, ndërsa deri në 250 këngë të blera nga Amazon mund të ruhen pa problem në Cloud Player.

Unë përdor Dropbox. Në shumë raste e gjej të jetë më i volitshmi për të transferuar të dhëna ndërmjet telefonit dhe kompjuterit. Gjithsesi gjëja më e mirë është mënyra e lidhjes që ka me Galaxy S III, që i ngarkon automatikisht të dhënat në kompjuter. Cili është shërbimi juaj i preferuar dhe si e përdorni?. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>