Microsoft

A do të rikthejë Bill Gates më të mirën për Microsoft-in dhe për përdoruesit

Feb 9 2014
0 Shpërndarje
A do të rikthejë Bill Gates më të mirën për Microsoft-in dhe për përdoruesit

Bill Gates1Çfarë mendoni për rikthimin e Bill Gates tek Microsoft-i si këshilltar për teknologjinë ? Lajmi kryesor në mediat e teknologjisë këto ditë ka qenë emërimi në krye të Microsoft-it i Satya Nadella-s, si shef ekzekutiv i kësaj kompanie. Bashkë me këtë ngjarje erdhi edhe lajmi tjetër që Bill Gates “u largua” nga pozita e Presidentit për të marrë një rol më aktiv tek Microsoft-i si Këshilltar për Teknologjinë.

Bill Gates tani do të jetë më i përfshirë në drejtimin e Microsoft-it, e cila në vetvete është po aq interesante sa edhe emërimi i Nadella-s. Gates tha se ishte Nadella ai që i kërkoi që të merrte një rol më aktiv brenda Microsoft-it. Mbase ky është vendimi i parë madhor për Nadella-n si CEO i Microsoft-it, por a është gjë e mire kjo ?

Gates është një nga themeluesit e kompanisë Microsoft, dhe roli i tij i ri është fokusimi në produkte të gjeneratës së re. Mbase kjo është ajo që kishte nevoje Microsoft-i që të risillte inovacionin në kompani. Dikush mund të thotë se kjo është ndër gjërat jetësore që Microsoft-i ka nevojë, dhe se Gates duhet të marre “frerët” e ta risjellë kompaninë në drejtimin e produkteve inovatore. Sigurisht, dy “Koka” shpesh janë më mirë se një: pra Gates në kërkim të produkteve të reja dhe Nadella të fokusohet në fronte të reja në “Cloud” dhe “Mobile Cloud”, që do të rezultonte në një sukses.

Nga ana tjetër, Gates ka qenë jashtë këtij biznesi për një kohë të gjatë, dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që kur ishte ai shef ekzekutiv para 14 vitesh. Mbase ajo çfarë Microsoft-i ka nevojë është një start i ri; aftësitë e Nadella-s dhe eksperienca e tij në biznes do ishte gjëja e duhur. Për më tepër, Gates ka punuar në ato gjëra që çdokush do ti quante gjërat më të mëdha dhe më të dobishme.

Puna e tij me Fondacionin “Bill dhe Melinda Gates” po e bën botën një vend më të mirë. Ndërkohë që një teknologji më e mire po ashtu mund të përmirësoje jetën e përditshme. Fondacioni është duke pasur një impakt direkt atje ku shumë njerëz sot kanë nevojë për ndihmë. Çfarë ndikimi do të ketë rikthimi i Gates tek Microsoft-i? A do e sjellë ai lavdinë, apo do të jetë thjesht një argëtim për të? Këto pyetje pritet të marrin përgjigje në të ardhmen. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>